9.5 C
Tirana
E diel, 2 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nga djali i Benetit e deri te Zhaku i Big Brother VIP, gazetarja: Si e mbushi Elisa Spiropali kabinetin me miq, miliona lekë rroga

    Gazetarja Esiona Konomi, përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale ka treguar se si ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e kishte mbushur kabinetin me staf “qokash” të cilët nuk bënin asnjë punë.

    Konomi thekson se Kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi, ka shkarkuar me urgjencë të gjithë kabinetin e Spiropalit ndërsa shton se një pjesë e mirë e këtij stafi nuk kryente funksione reale.

    Ndër emrat që përmenden nga gazetarja Konomi është ish-banorja e Big Brother VIP, Zhaklina Gjolla e cila mbante postin e zëdhënëses së Spiropalit, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci (këshilltar), ish-deputeti i PS në Vorë, Sadi Vorpsi, analisti Lorenc Vangjeli, dhe shumë këshilltarë të tjerë.

    Statusi i plotë i Esiona Konomit

    Kabineti i qokave parlamentare

    Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.

    “Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.

    “Po e bën me urgjencë,”-tha.

    Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.

    Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:

    Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:

    • Ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, zero. Puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të znj. Spiropali.

    • Unë nuk e di se për çfarë i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro në muaj nga taksat tona.

    • Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci na kushton 1800 euro në muaj.

    • Nuk kam asnjë shpjegim logjik se çfarë ekspertize të dobishme i ka dhënë znj. Spiropali, ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi. Edhe atë e kemi paguar 1800 euro në muaj.

    • Mbase mes emrave është edhe ndonjë parukierje/grimiere.

    Evis Fico Shefe Kabineti

    Zhaklina Gjolla Zëdhënëse

    Boralda Lalollari Këshilltar

    Glen Mebelli Këshilltar

    Knut Frankestein Këshilltar

    Kosta Barjaba Këshilltar

    Ejona Isufaj Këshilltar

    Edon Beci Këshilltar

    Enilda Miftari Këshilltar i jashtëm

    Liridona Limani Këshilltar i jashtëm

    Erisjan Bregu Sekretar

    Danja Peza Sekretar

    Miranda Lila Ekspert

    Lidiana Dushku Ekspert

    Sadi Vorpsi Ekspert

    Megi Zonja Ekspert i jashtëm

    Lorenc Vangjeli Ekspert i jashtëm

    2 pozicione ekspert vakant

    Informacioni u grumbullua përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit në muajin gusht. Përgjigjia erdhi vetëm sot, pas ankesës tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

    “Aktualisht ky Kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me Kabinetin e Kryetarit të ri të Kuvendit, z. Niko Peleshi”-më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkesë për informacion.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit