9.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga drejtor shkolle në Shqipëri, në murator në Itali

    Albert Kola, nga drejtor shkolle në murator në Itali. Për shkollën e 5 fëmijëve. Njëra nga vajzat e tregoi jetën e babait në një hartim gjimnazi. Ai është babai im tha në fund. Dhe u shpall më e mira. I ati donte të krenohej e të tregonte në emisionin Shqip.

    Ai foli gjithashtu edhe për vitet e tij si mësues, ku dha gjithashtu edhe një mesazh për nxënësit e tij.

    “Do ju them të gjithë nxënësve të mi që ruaj për ta, të gjithë respektin, i uroj të gjitha të mirat. Po bën 23 vite që unë jam larguar në Itali tani ata janë rritur, kanë krijuar familje, janë bërë me fëmijë. I uroj çdo gjë që dëshirojnë ata. Kam takuar një emigrant, një mik timin që më ka goditur me një fjalë që është shumë e bukur. Merr një laps dhe një letër dhe i shkruan babait në Shqipëri, sepse atëherë nuk kishte mjete komunikimi si sot.

    Dhe babai i kishte kthyer një letër dhe i kishte thënë, të më kishe pyetur nuk do të kisha lënë të ikje, por që ke ikur ke bërë mirë. Prindërit e mi, unë babain e kam pas mësues, më kanë shtyrë që të ndërtoj jetën sa më mirë. Unë motivin tim për të ndërtuar jetën dhe për të shkolluar fëmijët ia kam arritur.

    Një vajzë ka mbaruar psikologji, vajza tjetër ka mbaruar për letërsi moderne, tjetra është në shkollë të lartë për infermieri dhe vajza tjetër ka përfunduar shkollën e lartë është duke bërë masterin. Dhe jam krenar sepse fëmijët kanë mësuar. Ata vërtetë ma kanë shpërblyer. Përderisa punoj dhe duhet të punoj duhet të rri këtu, më vonë do të shohim. Por gjithsesi edhe nëse del dikush dhe më thotë do të jap 1 mln euro nuk i shes kurrë sepse është toka e prindërve të mi. E dua vendin tim dhe nuk e ndërroj me asnjë. Në Shqipëri vij një herë në vit gjithmonë pastaj sipas rasteve. Unë them kam bërë shumë mirë që kam ardhur përderisa motivet që kam pasur i kam realizuar.

    Në vitet ’90 eksperiencën më të parë e kam ushtruar në Fier të Fanit mbetem një nostalgji për gjithë fëmijët që e donin shkollën aq shumë. Unë kur kam nisur punën si mësues i kam njohur të gjithë prindërit për dy javë. Unë jam krenar edhe për nxënësit e mi. Dhe i kam shijuar para se të bëhesha baba”, u shpreh Kola.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit