8.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nga Dua Lipa, te Mira Murati: Blinken liston shqiptarët që kanë ‘pushtuar’ botën

    Nga takimi me të rinjtë në Piramidën e Tiranës, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se verën e kaluar Shqipëria ka pasur numër rekord turistësh.

    Gjatë fjalës së tij, Blinken listoi dhe disa nga emrat e famshëm të shqiptarëve që kanë bërë karrierë të shkëlqyer në botë, si Dua Lipa apo Mira Murati, e po ashtu edhe biznese shqiptare që ia kanë dalë mbanë në Amerikë.

    “Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me Perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian.

    Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund t’ju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona.

    Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Mira Murati. Në New York një nga restorantet më të mira është shqiptar”-u shpreh Blinken.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit