12.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga fjalimet, tek dashuria dhe Balina Bodinaku, këto ishin ironitë e Luizit për Donaldin gjatë darkës së bashku

    Mbrëmjen e djeshme, dy miq të veçantë kanë surprizuar 4 finalistët e Big Brother Vip. Bëhet fjalë për fituesin e edicionit të kaluar, Ilir Shaqirin dhe vendin e dytë të edicionit të kaluar Donald Veshaj të cilët kanë darkuar bashkë me Luizin, Efin, Dean dhe Kristin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ata janë argëtuar shumë, duke e kaluar mbrëmjen me biseda interesante, batuta dhe humor, por nuk kanë munguar dhe ironitë.

    Luizi ka ngacmuar herë pas here Donaldin në lidhje me edicionin e vjetshëm të Big Brother Vip. Teksa ka qenë duke folur Donaldi ku inkurajonte 4 finalistët, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Luizit i cili i tha: “Ta kishe bërë këtë fjalim kur ishe konkurent do kishe fitu, nuk lidhje dot fjalët”.

    Në një moment tjetër, Luizi është shprehur se “Ka njerëz që kanë treguar dashurinë e vërtetë, ka të tjerë që e kanë bërë për lojë” dhe menjëherë kamera u fokusua tek Donaldi, i cili gjatë qëndrimit brenda shtëpisë u lidh me Beatrix, por romanca e tyre mori fund menjëherë pas daljes nga BBV.

    Luizi kishte një “thumb” dhe për ish-opinionisten e vjetshme Balina Bodinaku, e cila mbështeste Donaldin dhe u mërzit kur ky i fundit nuk arriti të shpallej fitues. Këngëtari shkodran u shpreh: “Më shumë u mërzit Balina, se sa Romeo që nuk fitoi Donaldi”.

    Gjithashtu, Luizi iu uroi dhe tre finalistëve të sivjetshëm të kenë fatin e tre finalistëve të vitit të kaluar që nuk u shpallën fitues.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit