19.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nga “Gonxhe Gajdexhiu te Luvri “gjirokastrit”” – Injoranca e “VIP”-ave shqiptarë

    Sfida e fundit e “Big Brother VIP” për të testuar njohuritë e përgjithshme të shtëpisë ka rezultuar në një spektakël të vërtetë humori.

    Në vend që të tregonin kulturën e tyre, banorët kanë dhuruar një seri gafash historike dhe gjeografike që kanë bërë xhiron e rrjetit.

    Më poshtë i keni të ndara disa prej tyre sipas secilit banor:

    Selin Bollati (Kampionia e gafave)

    Sa vite ka një shekull? Ka 10 vite.

    Çfarë produkti ushqimor i hidhet të sapomartuarve për prosperitet? Banane.

    Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Agnesë Tereza ose Anjezë Tereza.

    Sa ngjyra ka ylberi? 8 ngjyra.

    Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Sa bëri, 14 më duket?

    Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malcís”? Migjeni.

    Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? O Zot sa turp! Pas.

    Sa shenja horoskopi ka? 9 mendoj.

    Kush e ka shkruar romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”? Nuk ja kam idenë.

    Dj Gimbo

    Sa shenja ka horoskopi? 6 më duket? Apo 8? 6-7-8 / 6 Gimbo.

    Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Nëna Terezë i kam thënë gjith’.

    Në cilin vit u shpall pavarësia e Kosovës? 17 shkurt 2007, jo 2009.

    Nikol

    Sa vite ka një shekull? 15 vite.

    Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Mali i Dajtit.

    Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Ua, ua, ua. E di. Ua, ua.

    Sa shtete ka SHBA? 27.

    Kush e shkroi Iliadën dhe Odisenë? Shekspiri.

    Brikena

    Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kalkuta diçka…

    Njësia monetare zyrtare e Anglisë? Dollari… Vëllai i Madh unë jam rrit në Itali.

    Cila ditë e vitit njihet si “dita e gënjeshtrave”? Nuk e di.

    Mateo

    Sa ngjyra ka ylberi? 12 po ja fus. S’ja kam idenë.

    Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? (Qesh pa dhënë përgjigje).

    Lumi më i gjatë në Shqipëri? Vjosa.

    Në vitin 2025 u shpall zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jo materiale në listën e UNESCO-s cili instrument muzikor që përdoret në veri të Shqipërisë? Flauti.

    Rogerti

    Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit? Hajt po them Gjirokastra.

    Juela

    Kush është autori i veprës “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”? Nuk ja kam idenë.

    Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Gonxhe Gajdexhiu.

    Miri

    Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Maria Tereza.

    Mali

    Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Unë jo.

    Shendriti

    Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? Azi.

    Artani

    Cili planet njihet si planeti i kuq? Saturni.

    Edisa

    Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Erzeni.

    Në cilin vit u shpall pavarësia e Kosovës? 2015.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit