15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nga humbja e babait te problemet ekonomike: Drini Zeqo rrëfen periudhën e vështirë të jetës

    Drini Zeqo ka qenë i ftuar në “S’e luan Topi”, ku ka folur për disa nga ‘momentet më të errëta’ siç i quan ai të jetës së tij ndër vite. Një prej këtyre momenteve për gazetarin ka qenë pikërisht edhe ndarja nga jeta e të atit.

    “Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje. Ishte në moshë të re. Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese,” u shpreh ai mes lotësh.

    Drini tha se shpesh djemtë e shohin babanë e tyre si shembull dhe kur ndodh që ata largohen nga jeta, e kuptojnë që u këputen krahët.

    “Unë isha në punë, më merr dikush nga kolegët dhe më thotë babanë e kemi dërguar në spital. Shkoj në QSUT dhe ai ishte pa ndjenja. Kujtuam se i kishte pushuar zemra në atë moment. Por, më pas analizat e nxorën që kishte pësuar hemorragji.

    “Qëndroi tre ditë në koma, më dukej se do kthehej. Por ai s’u kthye kurrë! I flisja gjatë kohës që ishte në koma, ndërsa atij i rridhnin lotët, e kuptova që më dëgjonte. Pyeta mjekun dhe më tha që kjo nuk ndodh. Nuk doja që të ikte. Ikja babait më bëri më të fortë,” shtoi Zeqo.

    Duket se me largimin e të atit, e gjithë jeta e tij dhe e familjes ndryshoi. Ata u detyruan të ndërronin shtëpi dhe ta nisnin nga fillimi gjithçka, në një hapësirë bosh ku u duhej të blinin çdo gjë vetë.

    “Ne flinim përtokë, ishte e vështirë. Të ardhurat tona ishin shumë të pakta, ishte vetëm rroga e mamasë. Që të shtoheshin duhet të nisja punë. Puna në televizion përveçse më jepte kënaqësi, më jepte edhe të ardhura që i duheshin familjes,” vijoi ai.

    Drini tha se ka qenë një periudhë në jetën e tij që nuk ka qenë shumë e lehtë, por falë angazhimit në televizion, përkushtimit në punë, miqve dhe të afërmve ia ka dalë mbanë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit