-3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nga humbja e prindërve te dashuria për nipin dhe mbesën! Rrëfimi prekës i Rozanës, nis të qajë pas surprizës

    Rozana Radi është surprizuar në “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të saj emocionues.

    Boshllëkun që i ka mbetur pas humbjes së prindërve, banorja shprehet se e ka mbushur me dashurinë e fëmijëve të motrës.

    Rozana foli për dashurinë e madhe që ka për nipin dhe mbesën, Nikol e Egi.

    “Fillimi me Egin ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Një fëmijë që mori dashurinë e një familjeje të madhe. Jam nga këto tezet që i llastoj, i dua pa kushte, dhurata marrin vetëm për festa si gjithë fëmijët e tjerë, ashtu dua t’i trajtoj. Dua që shpejt të kem familjen time, me fëmijët e mi”, deklaroi Rozana në dhomën e rrëfimit.

    Më pas ajo shkoi në dhomën e surprizave ku u surprizua nga Vëllai i Madh.

    Ishte mbesa ajo që u shfaq aty për të takuar tezen e saj.

    Mbesa i dhuroi edhe një varëse Rozanës, të cilën ajo u shpreh se e mbante prej vitesh në qafë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit