11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nga Jul Deda, Heidi e deri te Egla Ceno, ja kush fitoi dhe kush humbi ndjekës në Instagram pas mbarimit të BBV

    “Big Brother VIP3” ka mbaruar, por disa nga ish-konkurrentët vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, duke shtuar apo humbur kështu edhe ndjekës në rrjetet sociale.

    Fituesja e “BBV”, aktorja Egla Ceno ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 107K në Instagram.

    Nga ana tjetër edhe Julian Deda ka humbur 1 mijë ndjekës brenda javës duke shkuar në 469K.

    Aktori Romeo Veshaj vazhdon të ketë po të njëjtit ndjekës në Instagram, pasi numri i tyre nuk ka ndryshuar, duke ngelur 390 mijë.

    Por ndryshe nga ish-banori, partnerja e tij Heidi Baçi ka shtuar plot 3K ndjekës në Instagram dhe kjo mund të ketë ndodhur si rrjedhojë e pushimeve dhe shëtitjeve që po bën me të dashurin e saj.

    Moderatori Meriton Mjekiqi njëjtë si Heidi ka shtuar 3 mijë ndjekës në rrjetin social, Instagram dhe tani numëron 360K.

    Modelja Françeska Murati ishte një ndër konkurrentët më të komentuar në shtëpi, megjithëse ajo arriti vetëm gjysmëfinalen e këtij reality show. Numri i ndjekësve në Instagramin e modeles nuk ka ndryshuar, ka 136K.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit