11.5 C
Tirana
E diel, 15 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nga karriera te njohjet në internet dhe jeta private, Efi Dhedhes i tregon të gjitha

    Gjatë një interviste në “Pushime On Top”, Efi Dhedhes konfirmoi se nuk është në një lidhje. Madje, ajo tregoi se nuk është aspak e hapur për njohje të reja në këtë periudhë, sepse e ka fokusin te karriera.

    Duke thënë se nuk beson fare te njohjet në Instagram, me mesazhe, Efi pranoi se nuk dëshiron asnjë lloj njohjeje momentalisht.

    “Tani e kam prerë, nuk dua! Duhet të fokusohem te puna, te karriera, pastaj gjërat e tjera. Për mendimin tim asnjë njeri nuk mund t’i bëjë të dyja. Ose do japë 50% andej, 50% këtej, por nuk është kurrë 100% në asnjë”, u shpreh ajo.

    Sa i përket karrierës, Efi do të rikthehet në ekran në sezonin e ardhshëm me një rubrikë dedikuar tatuazheve në programin “E Diell”, në Top Channel.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit