16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga kërkesat më të çuditshme te strategjitë e konkurrentëve, Sara Hoxha i tha të gjitha!

    Producentja Sara Hoxha tregoi më shumë detaje nga programi “Big Brother VIP”, që vazhdon të thyejë rekorde. Sara tregoi se duhet të dish të menaxhosh situatat që ndodhin brenda shtëpisë.

    “Jo të gjithë dinë ta menaxhojnë Big Brotherin. Nuk është resort me pesë yje që të shkosh aty të bësh kërkesat, të lyhesh e të marrësh disa like në Instagram. Big Brotherin duhet ta menaxhosh.

    Ndonjëherë rëndojnë edhe psikologjikisht, pasi je larg fëmijëve. Siç është rasti i Oltës. Kam rastisur me familjarët e konkurrentëve dhe e shohin kështu se kushedi çfarë do u ndodh”, tha Sara Hoxha.

    Gjatë bisedës ajo tregoi edhe disa detaje të cilat nuk janë bërë publike, duke përfshirë edhe rregullat e reja.

    “Këtë vit nuk lejohen dronët. Nuk lejojmë shumë diskutime politike, fushata, fyeje, ofendime. BBV merr masë ndaj çdo gjëje që i kalon caqet”, u shpreh ajo.

    Duke qenë se çdo cep i shtëpisë është i mbushur nga kamerat të cilat filmojnë pa ndërprerje, producentja u pyet nëse ka në tualete.

    “Ka shumë kamera. Në tualet nuk ka kamera, pasi është private”, tha Sara Hoxha.

    Ajo tregoi edhe një detaj të rëndësishëm për Vitin e Ri, aty ku do të përballemi me surpriza të reja në “Big Brother VIP”.

    “Viti i Ri na pret me hyrje të reja”, përfundoi producentja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit