Moderatorja sportive Eva Murati vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi jo më për komentet rreth dasmës së ish-të dashurit Genar Topalli, por për parnerin e saj “sekret”.
IconStyle ka siguruar disa foto të moderatores krah një biznesmeni italian. Ky i fundit prej kohësh është parë nën shoqërinë e moderatores në momente mjaft private, por gjithashtu pjesë e grupeve shoqërore.

Nga vetë Murati ende nuk ka diçka zyrtare, e cila prej kohësh për jetën e saj private ka zgjedhur të jetë tepër hermetike.
