-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga kritikat e Britanisë për shqiptarët, tek “flamuri autokton”, flet Dua Lipa: Fatkeqësi se si na shohin politikanët

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka dalë në një konferencë për gazetarët, para koncertit që do të mbajë mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

    Ajo u shpreh e lumtur që e mbyll turin në Tiranë dhe komentoi edhe mungesë në “Sunny Hill” gjatë verës.

    “Nuk kam performuar në çdo Sunny Hill Festival. Kjo ka qenë dita që kam dashur për të performuar në Tiranë”, theksoi Dua.

    Lidhur me flamurin “autokton” që postoi në Instagram dhe mori shumë kritika, Dua tha se qëllimi i saj nuk kishte synim fyerjen.

    “Postimi nuk ëshë bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Lipa gjatë konferencës të mbajtur në Tiranë.

    Lidhur me kritikat e qeverisë britanike për emigrantët shqiptarë, këngëtarja tha se shqiptarët do duhet të luftojnë fort që ta heqin këtë stigmë duke theksuar se të gjithë duhet ta kenë të drejtën për t’u ndjerë rezidentë në çdo vend ku ata jetojnë.

    “Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftuar ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.

    Pasi mori pasaportën shqiptare, këngëtarja Dua Lipa është pyetur edhe nëse tashmë do të marrë edhe një të dashur shqiptar. Këtë pyetje ajo e ka kaluar me shumë buzëqeshje duke thënë se “nuk e di”.

    “Oh motër, këtë se di”, tha Dua.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit