9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nga lekët e kërkuara BORXH te “heshtja” me Heidin, Egla Ceno “hap letrat” dhe rrëfen të pathënat!

    Pas përfundimit të ‘Big Brother VIP’, fituesja e edicionit të tretë Egla Ceno ka folur për shumë detaje.

    E ftuar në Top Arena, aktorja ka folur pë çmimin e madh, duke u shprehur se ka vend për të gjithë në këtë botë dhe kush ndihet fitues le të ndihet.

    Egla madje ka treguar se i kanë kërkuar lekë borxh.

    Kush të zgjon në mëngjes?

    Egla: Më kape të papërgatitur…. sahati, impenjimet, ose askush nëse skam angazhime

    Cilit prej banorëve i ke numrin?

    Egla: Jam dëgjuar me Françeskën, Lidin, Vini, Gazin…

    Nëse do merrje Jul Dedën, çfarë do i thoje?

    Egla: Si pse s’je bërë i gjallë? Se unë pata një incident dhe të gjithë e morën vesh, incident vërtetë serioz, dhe sinqerisht telefoni im ka qenë hapur…

    A shkumohesh më në vaskë?

    Egla: Në vaskë jo se nuk kam, akoma se kam marrë vaskën, por shkumohem me qetësi në një banjë që nuk hyn e del askush

    Kush e fitoi Big Brother Vip se po flitet shumë?

    Egla: Unë nuk kam dyshime se kush e fitoi. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Kush ndihet fitues le të ndihet. Nuk më prek mua

    Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar

    Të kanë kërkuar lekë borxh?

    Egla: Po më kanë kërkuar, dhe u kam thënë le të vendosemi në radhë, e para unë se dua t’i marr ca lëkë borxh vetes, por kismet, se në shqiptarët kemi shumë vrima për të mbyllur

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit