25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga marrëdhënia me Donaldin dhe Einxhel te mospërputhja me Monikën, Beniada flet “pa dorashka”

    Pas përfundimit të “Big Brother Vip”, finalistët tashmë janë duke bërë daljet e para televizive.

    Së fundmi ka qenë Beniada, ajo e cila ka folur gjatë mbi eksperiencën e saj në format dhe ka treguar detaje lidhur me disa nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë.

    E pyetur për marrdhënien me Monikën, Beniada tha se ka shumë vlerësim për të, edhe pse nuk është përshtatur.

    “Monika është një super grua, por nuk u përputhëm me karaktere. Nga fundi më ka pëlqyer më shumë se në fillim.Përveç disa banorëve që nuk i kam takuar se nuk kanë qenë, por me të gjithë afërsisht kam folur.”

    Gjithashtu ajo shtoi se një nga situatat që e ka prekur më shumë ka qenë konflikti midis Einxhel dhe Donaldit, ku ajo kishte një raport shumë të mirë me secilin prej tyre.

    “Gjëja që na ka prekur më shumë ka qenë situata me Einxhelin që të rrija më shumë me të dhe të mbaja qëndrim ndaj Donaldit. Kështu jam edhe jashtë, kur dy shokë zihen. Kam mbështetur shoqen time aty brenda, por po të kthehem brenda, sillem njësoj. Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Një defekt i tij është se përdor gjithmonë zemrën dhe kur përdor zemrën, mund të lëndohesh.”- u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit