Stadiumi i ri i Parizanit është aseti më i ri që i shtohet kryeqytetit shqiptar, në një zonë periferike, por që tashmë në çdo fundjave do të jetë një ndër vendet më të frekuenturat nga tifozeritë, e që do të ketë një impakt të lartë pozitv në rritjen ekonomike dhe të zhvillimit të banorëve të asaj zone të Tiranës.
Edhe vetë e janë shfaqur mjaft optimist që ky investim i bërë nga drejtuesit e Partizanit, do të ketë një ndikim të madh pozitiv edhe tek ata.
Gazeta po publikon për herë të parë disa pamje nga punimet dhe provat e fundit që janë kryer nën dritat e prozhektorëve nga stadiumi i ri i “demave të kuq”, ku dhe siç shihet nga pamjet ka marrë një formë fantastike.
Një tjetër detaj i veçantë janë logot që janë vendosur brenda impiantit dhe tek rrethueset e stadiumit, ku përveç mbizotërimit të ngjyrës së kuqe, shihet dhe logo e demit, një simbolikë e klubit të Partizanit.
Por ndërkohë që presidenca e kuqe është në detajet e fundit të mbylljes së këtij inevstimi madhor që do të jetë në shërbim të mijërave fëmijëve që do stërviten në kushte dinjitoze, i vetmi problem mbetet infrastruktura rrugore.
Rruga që të dërgon tek stadiumi i Partizanit është në kushte të rënduara dhe i vetmi institicion që pritet t’i jap zgjidhje është bashkia e Tiranës.
Këta të fundit kanë premtuar që do të ndërhyjnë për të rikonstruktuar atë segment rrugor, që do të jetë në shërbim jo vetëm të tifozëve të kryeqytetit, por edhe të shumë banorëve të zonës që e kanë kërkuar prej vitesh një investim të tillë.
Partizani do të presë të hënë në orën 16:00 skuadrën e Bylisit në kompleksin e vet, sfidë e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.