Këngëtarja Elvana Gjata do të mbajë më 22 Qershor koncertin e saj në stadiumin “Air Albania”, të titullluar “Dekada”, pasi ky është një moment kyç i saj i një udhëtimi muzikor në dy dekada.
Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe artistët e tjerë që do të performojnë në skenë, ku duket se ka përzgjedhur yjet e muzikës shqiptare.
Për të dhuruar një super atmosferë, Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni do të do të performojnë në nisje të koncertit madhështor.
Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.
Elvana do të interpretojë hitet e saj ndër vite në një organizim gjigant, të parin për të këtij kalibri në stadiumin “Air Albania”.