Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj, përveç jetës së saj profesionale, është tepër e komentuar në shoëbiz për jetën personale.
Tashmë e martuar me ish-deptuetin Mark Frroku, Rudina Dembacaj ka pasur publike dhe 2 marrëdhënie të tjerë, një prej tyre me regjiorin Eduart Grishaj. E ftuar në studion e “Opinion”, Dembacaj ka folur për lumin e komenteve që merr online pikërisht për çështjet e dashurisë.
Me humor, gazetari Blendi Fevziu i tha se “ti e kruan vetë”, pasi Dembacaj ëhtë ajo që i ka bërë publike apo dhe komentuar disa herë në intervista.
Pjesë nga intervista:
Rudina Dembacaj: Blendi t’i more shembull Eva Muratin, por ti nuk e ke idenë, ia kaloj nja 5 miliardë herë Evës për komentet që më kanë ardhur për jetën personale.
Blendi Fevziu: Çfarë të thonë me aman?!
Rudina Dembacaj: Ka njerëz që përfitojnë nga kjo gjëja, ka njerëz ku të hanë nga një ‘copë tortë’, të gjithë në garë për vëmendje. Të ‘mjerët’ kërkojnë vëmendje nga asgjëja. Kanë pasur një kontakt të caktuar me mua në një pikë të jetës dhe shfrytëzojnë gjatë gjithë kohës atë gjë për të marrë vëmendje dhe për të krijuar vëmendje, më të marrë famë. Merren me ish-at e mi, janë bërë hit. Se unë i bëj edhe publike gjërat!
Blendi Fevziu: Po ty ç’të duhet?! Ti e kruan vetë!
Rudina Dembacaj: Pikërisht pra se mua deri diku edhe më pëlqejnë këto komente.



