8.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nga se kanë frikë? – SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

    Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2026 për kryeqytetin.

    Të mërkurën në mëngjes, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkoi zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

    Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

    Por përgjigja e SPAK ishte negative:

    Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73, pika 1 dhe 2, ka përcaktuar se “i burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda që rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuara me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesë, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarin jepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit”.

    Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, nenet 101–105, konstatohet një rregullim i posaçëm për rastet e lejeve të veçanta, të cilat janë shteruese, duke iu referuar përsëri sëmundjeve të rënda që rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuara me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesë, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

    Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16–18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje të veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës.

    Për këto arsye, bazuar në nenin 73, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020, si dhe VKM nr. 209, datë 06.04.2022,

    VENDOSËM:

    Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me kërkesën për leje të veçantë, sa i përket pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16–18.12.2025, të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit