16.5 C
Tirana
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nga se shkaktohet dhe çfarë është SPOK, sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos

    Ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda dje nga jeta vuante nga një problem kronik respirator. Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike.

    SPOK, (COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet, por jo të shërohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve të.frymëmarrjes.

    Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

    SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

    Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës.

    Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

    Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes, janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt mbi 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

    Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit