11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga sëmundja, dyshimi për Kiarën te meraku i nënës, flasin shokët e Luizit: Humbja e të atit…

    Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar dy miqtë e Luiz Ejllit, një prej protagonistëve të BBV.

    Ata surprizuan konkurrentin në spektaklin e kaluar, ndërsa sot zbuluan më shumë detaje nga marrëdhënia me mikun e tyre të fëmijërisë.

    Ata e përshkruan Luizin si një djalë energjik dhe plot humor që e kanë njohur në koncertet e këngës dhe që aso kohe debatonin me njëri-tjetrin.

    Sa i përket lojës së tij në BBV dhe marrëdhënies me Kiarën, ata thanë:

    “S’e kam parë kurrë Luizin të përfshirë kaq shumë në një lidhje, aq më tepër të qajë”, u shpreh Joni, ndërsa Mario shtoi:

    “Do ishte diçka shumë e bukur, por Kiarën s’e njohim nga jashtë. Kam qejf ta shoh edhe kontributin e saj tek Luizi”.

    Të pyetur nga Bieta për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje.

    Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij, ndërsa si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së BBV cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit