18.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike: Në rast shkeljeje gjoba deri në 1.5 milionë lekë!

    Qeset plastike njëpërdorimshe në vendin tonë, që prej ditës së sotme, 1 qershor 2022 do të ndalohen si një përpjekje për të mbrojtur mjedisin.

    Nisma e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe u përgëzua në Vjenë, gjatë punimeve të ministerialit të Tratolow. Në këtë takim mes ministrave të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Ministres së Austrisë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi nismën e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

    Ligji për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe u miratua në Parlamentin shqiptar më 17 mars, ndërsa hyn në fuqi sot më 1 qershor. Ky ligj parashikon ndalimin e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi të mureve të qeses për çdo anë jo më pak se 70 mikron, me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kilogramë dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia.

    Pas miratimit të këtij vendimi parashikohet gjobitja e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me një vlerë nga 1 milion deri ne 1.5 milion lekë të rinj. Këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit importuesit e mëdhenj, por ligji nuk përjashton as tregtarët më të vegjël: supermarketet, marketet, dyqanet, apo çdo subjekt që do të tregtojë mallra me këto ambalazhe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit