13.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Niada, Megi apo Anna… cila mund të jetë e dashura e Bjordit, sipas atyre që ai thotë brenda BBV?

    Banori i BBA, Bjordi Mezini ka folur pak për të dashurën e tij.

    Në një bisedë me Oltën, ai tha se partnerja e tij është kolege e saj (sidomos në tip), pa zbuluar më shumë detaje.

    Por kush mund të jetë ajo që i ka marrë mendjen dhe rrëmbyer zemrën, Bjordit, kolege e Oltës?

    Niada Saliasi

    Nuk e ka bërë kurrë jetën e saj private dhe nga postimet e saj në Instagram duket sikur nuk është në një lidhje dashurie. Ndaj na lind pyetja a mund të jetë ajo me Bjordin?! Vetëm se ka një gjë në këtë mes, Niada është shoqe e ngushtë me Oltën dhe sigurisht që kjo e fundit do ta dinte e para historinë e tyre, kështu që Niada bie poshtë.

    Megi Pojani

    Është përfolur për historinë e dashurisë me futbollistin, Endri Çekiçi por ajo kurrë nuk e ka pranuar këtë fakt. Ndaj meqenëse Bjordi ka qenë skenarist i serialit “Hot” ku Megi ka qenë e ftuar menduam se mos ndoshta ka ndonjë gjë mes tyre. Por gjasat janë më shumë për jo…

    Esmeralda Metka (Cubi) mund të jetë, por s’ka pasur ndonjë shenjë deri më tani.

    Anna Lika

    Aktore, ngacmuese dhe tepër e shkathët. Fiks si përshkrimi që bëri Bjordi. Bashkë kanë punuar dhe tek seriali “Hot” ndaj ekziston një mundësi për të qenë bashkë.

    Olta Daku & Monika Lubonja

    Dy nga beqaret më “cool” të artit shqiptarë. Megjithëse na duket e pamundur që mund të kenë diçka me Bjordin, por edhe rast përjashtues nuk janë pasi dashuria nuk njeh moshë. Megjithëse kur e mendon thellë ato janë rrethi i përbashkët shoqëror i aktores Olta Gixharit, kështu që edhe këto dy emra bien poshtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit