12.5 C
Tirana
E martë, 27 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nikoll Lesi: Berisha do e marrë PD-në me vete në botën tjetër kur të vdesë 105 vjeç

    Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, “parashikoi” se fati i Ervin Salianjit do të jetë si i shumë eksponentëve të PD ndër vite, që Berisha i ka nxjerrë si grupe armiqësore duke i zhdukur nga partia.

    Lesi tha se PD nuk mund të vijë në pushtet dhe do ta ketë fundin, kur edhe Berisha të ketë fundin e tij biologjik.

    Biseda në studio: 

    Nikoll Lesi: Kështu ka bërë doktori që në 1992. Nxirrte grupet armiqësore. Madje edhe Azem Hajdarin e përjashtuan nga PD njëherë. Kështu ka punuar pastaj me grupe të tjera armiqësore. Pra Salianji do të përfundojë si fati i gjithë grupeve armiqësore. Këtë metodë ka, nuk pranon doktori. Ai kur tha është vetëpërjashtuar, nuk ka vetëpërjashtim…

    Ergys Mërtiri: Por sot Berisha nuk është ai që ka qenë, pjesa më e madhe e elektoratit të tij janë të dëshpëruar. Berisha tani duhet të përballet me një të vërtetë, që një pjesë e madhe e votuesit të PD do ndryshim.

    Nikoll Lesi: Doktori ikën bashkë me PD-në në botën tjetër, se doktori vdes 105 vjet, por doktori e merr PD-në me vete andej, nuk e lëshon PD-në doktori.

    Ergys Mërtiri: Po, por kjo do të krijojë krisje të madhe aty, do ta katandisë partinë në kioskë.

    Nikoll Lesi: Fakti që kandidon në prill dhe fiton, shkon deri 86 vjeç, e me rradhë. Për mua kështu ndodh, PD vdes me doktorin.

    Andi Tela: Derisa doktori thotë jam misionar, dhe do kandidoj prapë, atje do të jetë në krye të PD-së. Salianji nëse do të bëjë luftë dhe është në gjendje të krijojë një grup njerëzish, le ta bëjë, çështje force është kjo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit