6.5 C
Tirana
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nikoll Lesi: Një ish-ministër shkoi në malin e Dajtit për të djegur telefonin dhe laptopin

    Nikoll Lesi shkruan në gazetën e vet, se politikanët shqiptarë kanë filluar të djegin telefonat dhe laptopët, nga frika e SPAK.

    “SPAK dhe BKH po hetojnë disa dosje politikanësh, biznesmenësh VIP apo siç quhen disa që ndikojnë në vendimarrjen legjislative dhe ekzekutive, pra OLIGARKËT, por edhe grupet e strukturuara kriminale që trafikojnë kokainë si dhe që marrin tenderime, duke përdorur politikën.

    Ndërkohë BKH po sekuestron celularët dhe laptopët e tyre. Edhe të atyre që dyshohen se kanë kryer vepra korruptive e kriminale në bashkëpunim.

    Së fundi një operacion i madh i BKH nën urdhërat e SPAK ka sekuestruar një numër celularësh.

    Fill pas kësaj mësohet se disa politikanë, deputetë, ministra, zv/ministra, kryetarë bashkiëshë, ish-ministra etj zyrtarë të lartë nga frika e sekuestrimit të celularëve dhe laptopëve të tyre, të rinjë e të vjetër, kanë filluar t’i djegin duke blerë aparate të rinjë, me synimin e zhdukjes së provave direkte, ndonëse ka gjurmë të kompanitë mobilë.

    Është bërë kaq komike frika e tyre që po i djegin, aqsa një ish-ministër që po hetohet në fshehtësi nga SPAK, ka shkuar në malin e Dajtit dhe ka djegur dy celularët dhe laptopin! Por, dikush, që ia dinte frikën e tij, kur ish-ministri i ka treguar se i dogji, i është drejtuar:

    -Ku i dogje?

    -Në malin e Dajtit!

    -Mos! Paske lenë gjurmë se FBI ka aparatura që e kthen pluhurin e djegies në prova!

    Dhe mënjëherë ish-ministri ka nxituar me shoferin e tij dhe ka mbledhur në një thes pluhurin e djegur të celularëve dhe laptopit. Me pas ka shkuar në bregdet dhe e ka hedhur!

    Kjo histori komike ka kapur shumë prej politikanëve.

    Po djegin celularë, laptopë”, shkruan Lesi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit