5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nikoll Lesi, thirrje Berishës e Metës: Mos u largoni nga Kryeministria pa rrëzuar Ramën, ndryshe mos dilni fare

    Nikoll Lesi thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk duhet të largohen nga sheshi para Kryeministrisë, pa rrëzuar Edi Ramën.

    “Nesër është protesta e PD dhe opozitës. Kishte që në korrik ngjizja e kësaj proteste.

    Tashmë këtë të shtunë pasdite, ora 16.00, pritet të shikohet se sa njerëz do të vijnë kundra qeverisë.

    Por nëse ndodh, siç mund të ndodhë, që vijnë, dëgjojnë Berishën, shikojnë Bulevardin kryesor të kryeqytetit dhe ikin prapë, asgjë nuk do të ndodhë me qeverinë e zotit Edi Rama.

    Për protesta normale ku vijnë, flasin dhe ikin nuk ia ndjen kryeministrit. Biles miklohet se i japin mundësi të hokatohet.

    Ndaj nëse e kanë seriozisht Berisha dhe Meta të rrijnë ditë-natë aty në sheshin para Kryeministrisë.

    Kjo është protestë që e rrezikon kryeministrin!

    Po që të ikin nesër nga sheshi atëhere më mirë kishim Lulzim Bashën, pasi ishte edhe aktor kur thoshte se “do t’ja thyejmë brinjët kësaj qeverie” dhe turma entuziazmohej duke harruar lodhjen e ardhjes në protestën e radhës.

    Nesër do të shikohet se sa mbështetje reale ka opozita dhe sa serozisht e kanë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    Nga ana tjetër Policia e Shtetit ka mbushur magazinat me gaz lotësjellës, aq sa kanë edhe për zgjedhjet e vitit 2027”, shkruan ai në gazetën e vet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit