15.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nisur nga çfarë thotë Fjodora Fjora, a kanë burrat frikë nga një lidhje serioze?

    E ftuar në “Natën me Aulona”, gazetarja Fjodora Fjora tha se “nuk i ka vendosur ende një emër marrëdhënies së saj të re” dhe se “për momentin, statusi i saj mbetet single”.

    Sipas saj, “fajin” për këtë e kanë meshkujt, të cilët i tremben angazhimit që vjen me një lidhje serioze.

    Në fakt, të njëjtin mendim me Fjodorën e ndajnë dhe shumë vajza të tjera.

    A kanë frikë meshkujt nga përkushtimi?

    Do të ishte e padrejtë të thoshim se “po, të gjithë burrat kanë frikë nga përkushtimi drejt një lidhejeje serioze”, ndërsa të gjitha vajzat kanë lindur gati për një të tillë.

    Megjithatë, për disa prej arsyeve të mëposhtme, shumë burra (por sigurisht edhe gra) mund të tentojnë t’u bëjnë bisht përgjegjësive që vijnë me një lidhje serioze dhe të përkushtuar.

    #1 – Probleme me besimin

    Përvoja të kaluara apo një vështrim rreth marrëdhënieve të dështuar përreth mund t’i bëjë djemtë të jenë mosbesues ndaj çdo partnereje të mundshme. Ky mosbesim ngre mure dhe barriera, aq shumë sa bëhet e pamundur të shohësh përtej tyre.

    #2 – Janë lënduar më parë

    Meshkujt që janë lënduar nga një lidhje e mëparshme kanë vështirësi të angazhohen për një të re sepse nuk duan të lëndohen përsëri. Pa dashur, ata krijojnë idenë se seksi tjetër është – antagonisti – i historisë, pavarësisht situatës apo personit aktual.

    #3 – Kanë frikë nga refuzimi

    Frika nga refuzimi është një nga arsyet më të mëdha dhe më dërrmuese që meshkujt largohen nga marrëdhëniet e reja. Refuzime të mëparshme mund t’i pengojnë djemtë të hedhin hapa më të rëndësishëm, nga frika se do humbasin personin që kanë në krah.

    #4 – Frikë nga ndryshimi

    Nëse një mashkull është plotësisht i kënaqur me jetën e tij romantike, hyrja në një lidhje serioze mund të duket asgjë më shumë sesa një rrezik i panevojshëm.

    Edhe pse të gjithë kemi frikë nga ndryshimi, ta lejojmë atë të na pengojë drejt të bërit përpara është shenjë e pasigurive të thella.

    #5 – E duan “jetën e beqarit”

    Për disa meshkuj, një marrëdhënie e përkushtuar nuk do të thotë asgjë më shumë se fundi i jetës së tyre emocionuese si beqar.

    Ky është në fakt një nga burimet më të zakonshme të fobisë së angazhimit.

    #6 – Kanë prioritete të tjera

    Mund të jetë karriera, shoqëria apo diçka tjetër, por këta burra thjesht nuk kanë prioritet një lidhje afatgjatë.

    Thënë këto, vlen gjithashtu të përmendet se në fund të ditës, nëse dikush ju dashuron aq sa thotë, nuk ka justifikime 🙂

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit