20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nisur nga komentet për veshjen e Eranda Libohovës: A është ok të vishesh me të bardha në dasmë?

    Pas një dasme, çfarë nuk mungojnë kurrë janë komentet! Historikisht të tilla evente nuk kalojnë pa u komentuar në detaje, si virtualisht dhe jo vetëm. Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit nuk bëri përjashtim, por le ta lëmë për pak çiftin e të sapomartuarëve, sepse njerëzit janë marrë goxha edhe me veshjet e të ftuarëve.

    Nisur nga komentet për veshjen e Eranda Libohovës: A është

    Njëra prej tyre, e cila ishte dhe këngëtarja e zgjedhur nga çifti, Eranda Libohova, u shfaq e veshur e gjitha me të bardha dhe gjejeni ç’vjen më pas? Një lum komentesh që kritikojnë zgjedhjen e ngjyrës së saj duke e quajtur si “mungesë respekti” kundrejt nuses.

    Nisur nga komentet për veshjen e Eranda Libohovës: A është

    Një rregull i pashkruar thotë se përveç nuses askush tjetër s’duhet të veshë të bardha në dasme sepse dashje pa dashje merr tërheq vëmendjen që i takon asaj.

    Nisur nga komentet për veshjen e Eranda Libohovës: A është

    “Ngjyra e bardhë i takon nuses. Kjo gjë dihet botërisht. Unë s’do ta lejoja nëse do ishe këngëtarja ime në dasmë.”- shkruan dikush.

    “Me të bardha? Sikur nuk lejohet.”- shkruan një tjetër e kështu me radhë…

    Nisur nga komentet për veshjen e Eranda Libohovës: A është

    Eranda mbante veshur një fustan të bardhë e me pala deri në fund të këmbëve kombinuar me një xhaketë po të bardhë sateni.

    Përgjigja e saj?

    “Nuk më ngatërroi njeri me nusen se kishte veshur fustan të shkurtër kur këndova unë. Unë nuk ngjaj si nuse, me xhaketë, pastaj rregullat edhe ndryshojnë.”

    Argumenti i këngëtares sigurisht që qëndron, aq sa qëndron edhe i komentuesve. Në fakt, edhe ekspertët e modës sugjerojnë që ngjyra e bardhë të shmanget.

    Në një dasmë, ka vetëm një nuse. Nëse nuk heq dot dorë, opsioni më i afërt dhe më i sigurt janë ngjyrat neutrale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit