24.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nita e pranon: Para 4 vitesh kam qenë e lidhur me Shpatin, jemi puthur, por ….

    E dinit apo jo, por dikur ka patur një romancë të shkurtër mes dy banorëve të Big Brother Vip. Bëhet fjalë për Nita Latifin dhe Shpat Kerleshin.

    Ka qenë vetë Nita, e cila e ka treguar këtë gjë pas një pyetje të Luizit mbrëmjen e djeshme. Ajo deklaroi se para 4 vitesh ka patur disa takime me Shpatin, janë puthur, por nuk ka patur diçka më shumë, duke iu referuar marrëdhënieve seksuale.

    Nita tha më tej se pas disa takimesh, ata e kanë kuptuar se nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe kanë vazhduar të jenë vetëm shokë.

    “Kur e pe që Shpati u afrua me Dean, ti a ndjeve ndonjë lloj xhelozie?” e pyeti Luizi, Nitën.

    “Po them një përgjigje të sinqertë, para 4 vitesh, unë dhe Shpati kemi dalë në një “date”. Ka ndodhur thjesht një puthje. Kemi dalë disa herë, kemi qenë shumë shokë dhe prej asaj, tendenca ka qenë me pas diçka, por nuk ka ndodhur.

    Thjesht, nuk e kena ndje me pas diçka dhe kemi vazhdu me qenë shokë. Përgjigjia është që nuk kam qenë xheloze, sepse nëse do të doja të isha me Shpatin, do të kishim qenë bashkë.” u përgjigj Nita.

    Ndoshta, kjo ka qenë arsyeja dhe pse Nita e njohu direkt Shpatin kur hyri në Big Brother Vip edhe pse ai ishte me maskë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit