Nga Klevi Elmazi
Gazetaria shqiptare mund te thuhet qe ka marre hov te madh ne vitet postdiktatoriale.
Gjate periudhes se komunizmit, gazetat e pakta, ishin pak a shume te nje rryme e te nje niveli ku binte qarte ne sy propaganda per pushtetin e partine e Punes. Nuk mund te flitej absolutisht per Liri Shtypi dhe shkrimet duhet te kalonin filtrin e censures perpara se te publikoheshin.
Pasi regjimi komunist ra dhe me ndryshimin e legjislatures u be e mundur hapja e gazetave dhe revistave te para private numri i te cilave u rrit ne perpjestime te medha aq sa ne pak vite Shqiperia u be vendi europian me numrin me te madh te gazetave ne raport me popullsine.
Ky numer i madh erdhi jo vetem si pasoje e lirise se shumekerkuar, por dhe si pasoje e subvencionimeve dhe ndihmes se shtetit i cili i perjashtoi nga tatimet dhe u la rruge te lire veprimi.
Ky numer kaq i madh gazetash lindi problemin e gazetareve te cilet nuk ishin te mjaftueshem. Keshtu ne to shkruanin shume persona qe nuk kishin mbaruar akoma shkollen per gazetari, pra nuk ishin profesionalizuar ne ate fushe, prandaj dhe niveli i pergjitshem linte shume per te deshiruar.
Sot kane kaluar mbi 30 vjet qekur shtypi fitoi lirine dhe natyrisht shihet qe niveli i shkrimeve ne gazeta eshte permiresuar se tepermi.
Megjithate duke e krahasuar me nivelin e gazetarise perendimore, perseri vihet re nje diference e madhe. Te pakten ky eshte mendimi im.
Gjithashtu kohet e fundit kane plasur polemika ne lidhje me Lirine e Shtypit ku gazetare, publiciste etj akuzojne per ushtim dhune psikologjike ndaj tyre, nje lloj dhune qe nuk shihet ne aparence, por qe mund te veshgohet ne thellesi.
Nga kontaktet e mira personale, te gjithe me thone qe si media e shkruar dhe ajo elektronike mezi arrin te mbijetoje nga ana financiare dhe i duket e cuditshme kur gazeta, radio apo televizione te vecanta arrijne qe tja dalin me sukses madje dhe te ndermarrin organizime me kosto te larte.
Media pak a shume eshte e polarizuar, pro dhe kundra qeveritare dhe me cfare shihet, grupi i pare nuk para e ka problem anen ekonomike.
Qe ne krye bie ne sy sasia e madhe e gazetave dhe revistave qe botohen ne menyre elektronike dhe jo vetem, ndoshta mund te zeme vendin e pare ne bote per numrin e mediave te shkruara dhe elektronike per numer popullsie.
Po mundohem te rradhis problemet me te medha qe shoqerojne shtypin e shkruar ne vecanti, pa lene menjane edhe mediat e tjera elektronike, qe pothuajse kane po te njejtat probleme.
- Numri i madh i tyre dhe cilesia e dobet e shkrimeve, ka sjellur copezimin e lexuesit, rrjedhimisht i njejti lexues eshte shperndar ne dhjetra gazeta qe pretendojne se jane kombetare, por ne te vertet shperndahen vetem ne disa qytete kryesore. Per fshatin as qe behet fjale.
- Pothuajse shume ministra dhe ish minsitra, kryesisht te majte kane hapur gazetat e tyre, dhe keto media i perdorin ne funksion te politikes ne rastin me te mire, dhe ne rastet e tjera rendome per mbrojtje te bizneseve dhe interesave te tyre personale, shpeshhere ne lufte te hapur edhe me klanet brenda per brenda.
Keto lloj gazetash nuk mund te behen kurrsesi shprehese te mendimeve dhe ideve te nje shtrese sociale, per arsye fare te thjeshte, sepse jane ne funksion dhe ne mbrojtje te interesave vetem te pronarit te saj dhe grupit qe perfaqson ai.
- Niveli i ulet ekonomik, standartet e uleta te lirise dhe mbrojtes se te drejtave te gazetareve ne vecanti, ka sjell qe ata (gazetaret) te jene plotesisht te pambrojtur, te rrezikuar ne cdo moment nga pronari, me heqje nga puna, me gjyqe dhe me gjoba. Kjo kryesisht per gazetaret dhe mediat qe mbeshtesin idete e opozites shqiptare. Rrjedhimisht, po te hidhet nje sy te gjithe titujve te gazetave qe botohen ne Tirane, rreth 90 % jane media shume afer qeverise shqiptare, ose e njerzeve afer tyre.
- Etika gazetareske le shume per te deshiruar, duke filluar qe nga informacionet baze per nje ngjarje; pothuajse nuk jepen asnjehere te dhena te sakta per nje ngjarje te caktuar te ndodhur; deri tek cenimi i te drejtave te njeriut nga vet gazetaret. Ketu eshte fjala per abuzime flagrante te shtypit te shkruar dhe te mediave te tjera elektronike, per te dhena konfidenciale per njerez te lire, per foto te ngjarjeve te ndryshme qe botohen pa asnje lloj kriteri, deri tek “dalja” ne tv e njerzeve te dyshuar nga policia si autor te ndryshem te ngjarjeve qe ndodhin. Eshte e papranueshme qe ne nje gazete te botohen ne faqe te pare foto gati horror te njerzve te vrare dhe te masakruar ne ngjarje te ndryshme. Dhe te tilla ka me bollek ne Shqiperi.
Keto jane disa mendime te hedhura shpejt e shpejt, direkt ne kete postim personal, por sigurisht shtypi shqiptare ka probleme shume me te medha. Ndosha dhe ju mund ta plotesoni me mire.