Babai i Selin reagoi publikisht lidhur me marrëdhënien e shumëpërfolur të vajzës së tij me Mirin, duke shkaktuar polemika të forta me deklaratat e tij.
Ai nuk u përmbajt aspak në fjalët e përdorura, duke e etiketuar Mirin si pervers dhe duke shtuar se, sipas tij, do ta ushtronte shumë mirë profesionin e një zhigoloje. Këto komente kanë nxitur reagime të shumta në rrjet.
Ndërkohë, familjarët e Mirit kanë reaguar në mënyrë të tërthortë pas kritikave të ashpra të bëra nga babai i Selin. Pasditen e sotme, disa faqe në Instagram kanë dalë hapur në mbështetje të Mirit, duke kritikuar ashpër deklaratat e babait të modeles.

Këto reagime janë shpërndarë edhe në faqen e këngëtarit, duke u interpretuar si një përgjigje indirekte ndaj akuzave të ngritura ndaj tij. “Në radhë të parë, nuk është 15 vjece që nuk di të kuptojë qëllimet e një mashkulli ( nëse ka qëllime). E dyta, personalisht nuk kam parë ndonjë ekzagjerim apo perversitet nga Miri për Selin. Nëse babait nuk i vjen mirë pse ndajnë krevatin bashkë, ky nuk është vetëm vendim i Mirit, por edhe i vajzës së tij që nuk pranoi të ndërronte krevat, se nuk e mbajti njeri me zor…të mos bëjmë sikur jetojmë në një botë ku nuk kemi dëgjuar që një 20 vjeare martohet me një 40, 50 e 60 vjeçar”, thuhet mes të tjerash në postim.



