10.5 C
Tirana
E premte, 6 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një arsye më shumë pse duhet të përjetosh orgazmën

    Orgazmat nuk janë veç për kënaqësinë e partnerëve, por janë faktor kyç në krijimin e një lidhjeje të fortë mes dy partnerëve seksualë.

    Studiues në universitetin e Teksasit, eksperimentuan mbi trurin e kafshëve, konkretisht të minjve për të kuptuar çfarë sinjalesh dërgonte në tru orgazma dhe u zbulua se kafshët përjetojnë një stuhi aktiviteti të shtuar në tru gjatë aktit.

    Këta minj janë ndër të paktat specie monogame dhe pasi shqyrtimit, u kuptua se ata zgjidhnin një partner seksual për të mos e ndërruar më kur përjetonmin orgazmë.

    Një pjesë e mirë aktivitetit të shtuar në tru sipas zbulimit është përgjegjës për krijimin e lidhjes emocionale thonë shkenctarët. Ndaj ka një hipotezë që truri i njeriut mund të përjetojë reagim të ngjashëm.

    Duke mbështetur kështu idenë se një lidhje e gjatë varet pjesërisht edhe nga kënaqsia seksuale e plotë e dy partnerëve.

    Mjekët këshillojnë të bësh seks 3 ose 4 herë në javë dhe në këtë rast sipas tyre bie risku për sëmundje kardiovaskulare.

    Nëse bën seks 1 deri në 2 herë në javë rritet prodhimi i qelizave që luftojnë bakteret duke forcuar detyrimisht sistemin imunitar të trupit.

    Por jo vetëm kaq, mjekët thonë se prej seksit mund të shmangësh dhimbjen e kokës.

    Është një formë e mirë e aktivitetit fizik.

    Lëkura jote do të shkëlqejë se orgazmat janë si makeup-i natyral.

    Të ngre humorin dhe shmang stresin.

    Seksi dhe orgazma i bëjnë mirë trurit. Gjithashtu, forcojnë kockat, thonjtë dhe flokët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit