7.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një BIZNESMEN del PAPRITUR dhe pretendon se është ai që i ka dhënë Alda Klosit 125 mijë euro borxh, paraqet dokumentin me shkrim

    Prokuroria e Tiranës ka pranuar dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Alda Klosit, është personi i cili i ka dhënë atij borxh shumën prej 125 mijë eurosh.

    Ish-zyrtarja e lartë, Klosi po mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi pastruesja që punonte në shtëpinë e saj, Rozeta Dobi, rezultoi se kishte vjedhur një shumë të madhe parash në shtëpinë e saj, që në total shkon në rreth 404 mijë euro.

    Sasia e parë e vjedhur nga banesa e Klosit ishte rreth 125 mijë euro, aq sa pretendon biznesmeni se i ka dhënë borxh.

    Sipas prokurorisë, ndërtuesi pranoi dhënien e borxhit dhe paraqiti një dokument me shkrim dore, të firmosur prej tij dhe vëllait të ish-zyrtares.

    Por dëshmia e biznesmenit po merret me rezerva nga prokurorët, përderisa paratë janë dhënë përmes një shkrese të thjeshtë dhe mes palëve nuk është firmosur një akt noterial.

    Dyshimet janë të mëdha edhe për faktin se dy ditë përpara dëshmisë së vëllait, Alda Klosi në deklarimet e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore, nuk e përmend fare çështjen e borxhit, por thotë se paratë ishin mbledhur nga njerëz të ndryshëm për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit