Ditët e fundit është zbuluar një kontratë lobimi 6 milionë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA. Kjo parti pretendon se paratë janë paguar nga emigrantë shqiptarë përmes një fondacioni.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për këtë çështje dhe për burimin e parave.
Ylli Rakipi pyeti nëse këto para i kanë paguar emigrantët apo oligarkët. Ndërkohë Denis Dyrnjaja tha se garantori i kontratës, i ngjan me “Ver Llapën”.
Ylli Rakipi: Këto 6 milionë dollarë i japin emigrantët, apo oligarkët? Se po qe se 6 milionë i japin emigrantët, paskemi emigrantë të pasur ne.
Denis Dyrnjaja: Kemi filantropin Nuredin…
Ylli Rakipi: Ja ky po… Seçi
Enton Abilekaj: Nuk luhet me të pavërteta. Ky është garantori. Ne mund të themi se është garant, ka qenë te VATRA dhe është futur te MAGA dhe ka dalë garantues. Çfarë, duhet të jetë miliarder ky? Ne nuk e dimë. Por nuk e denigrojmë dot një njeri se ka vënë një firmë.
Denis Dyrnjaja: Sikur të nxirrte Soros, Ver Llapën, garantues. Ky është si Ver Llapa…
Enton Abilekaj: Ky ka marrë dekoratë nga Bashkia e Tropojës. Pse e urren njeriun që firmos pro Berishës?
Denis Dyrnjaja: Është qesharake.
Enton Abilekaj: Ti urren njeriun që firmos pro Berishës. Mos të nisemi nga premisa të pavërteta.
Denis Dyrnjaja: Ti pranoje por unë nuk e pranoj dot, më fyen inteligjencën. Është sikur Soros të merrte Ver Llapën.
Preç Zogaj: Ka institucione për këtë. Po hymë ne opinione kjo bie. Ata që I kanë hyrë kësaj pune, organet janë në detyrën e tyre ta shikojnë.