Andi Bushati debatoi me gazetaren Klodian Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për paraburgimin.
Debati
Bushati: Sipas atyre që kam lexuar Meta është i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri. Nuk është shenjt, por krahasuar me këta banditët e sotëm është amator. Me Metën si të burgosur po trajtohet më keq se vrasësit serilalë, duke i dhënë konotacion politik. Tedi permendi një shembull. I kujtojnë se si kryetar Kuvendi ka kaluar ligjin për minierat që i interesonte Samir Manes dhe në këmbim ke marrë vilë nga Samir Mane. 65 deputetë që e votuan këtë ishin të grupit të Edi Ramës. Por një prokurori dhe gjykatë minimum duhet të shkonte te Edi Rama. Kur Meta mbahet si i burgosur politik në burg dhe në seleksionimin e dëshmitarëve të tij përdoren kritere politike kjo e lidh me trajtimin në burg dhe nga prokurorët.
Lala: Në fakt Bushat nuk bëhet fjalë për votimin. Nuk dua t’i hyj fajësisë apo pafajësisë së zotit Meta dhe le ta zgjidhë gjykata.
Bushati: S’po i hyjmë. Po them vetëm këtë.
Lala: Bëhet fjalë për komunikimet direkte mes palëve, mes zotit Mane dhe personave të pandehur dhe jo gjithë deputetëve me zotin Mane. Pra janë gjëra të ndryshme.
Bushati: Pra Ilir Meta do të merrte nga një gjë që e provonte..
Lala: Ju po lidhni momentin e votimit me një gjë tjetër.
Bushati: Ma hidh poshtë pra.
Lala: Ka të bëjë me komunikimet e drejtpërdrejta mes palëve. Po dua të ndalem në një pikë tjetër.
Bushati: Po këtë s’ta pranoj. Se ti thua këto nuk lidhen dhe unë nuk dua të lidh asnjë fakt. A e dëgjove çfarë thashë unë? Për ta zbardhur këtë çështje, se mund të jetë superkriminel Ilir Meta, kur do të kuptosh çështjen, ti thua si njeri..
Lala: Prandaj pyeta avokatin mi rendit dëshmitarët me emër mbiemër.
Bushati: Në burg prej një viti e gjysëm e mban SPAK dhe GJKKO.
Lala: Nuk e mban SPAK, e mbajnë gjykatat. Se duhet të qëndrojmë te gjykata.
Bushati: O Klod, o Klod, më hyre në mes të fjalës dhe më shmange thelbin.
Lala: Jo nuk ta shmanga. A mund ta bëj një pyetje?
Bushati: Më bëj sa të duash, por ta mbaroj.
Lala: Por pa e çuar mendimin deri në fund.
Bushati: Mirë, më ndërprit.
Lala: Ky emisioni e mori shkakun nga dy momente, që çështja shkoi për gjykim dhe së dyti nga një koment i gjatë i juaji që unë e lexova. Pse u kujtuat tani për paraburgimin?
Bushati: Unë tani? Tani është kujtuar Edi Rama për SPAK-un që janë kasapët represivë.
Lala: U kujtua kur u prek politika.
Bushati: Për kasapët represivë të SPAK-ut na ka rënë goja.
Lala: Bëhet fjalë prej 20 vjetësh për paraburgimin se janë më shumë se të dënuarit që nuk duhet të ndodhë një asnjë vend normal dhe në 20 vjet nuk është diskutuar. Se aty pas hekurave nuk kanë qenë njerëz të rëndësishëm.
Bushati: Ky është keku me byrekun.
Lala: Se politikanë janë 3-4, 99,99 për qind janë qytetarë të thjeshtë.
Bushati: Është ngjirur zoti Ylli Rakipi këtu se kjo reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK dhe i ka bërë njerzit më keq.
Lala: Askush nuk u ngrit për vetëvrasjen në burgun e Rrogozhinës, pse duhet të rrinte në paraburgim?
Bushati: Futi edhe një kështu (bën shqiponjën me duar) dhe shko kërko votat.
Lala: Ehu. Unë po të jap fakte dhe argumente.
Bushati: Ju thoni për popullin. Unë po ta bëj një kështu (bën sërish shpionjën).
Lala: Po të doja të bëja një parti politike s’e kam të vështirë, por kjo nuk të shkon me mua. Ndoshta kërkon ti vota. A është Ilir Meta i paraburgosur? Pse u ngrit çështja tani që u prek politika?



