14.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një ditë pas daljes nga shtëpia e BBVA, Stenaldo poston foton me Luizin: Shumë i lumtur që u takuam përsëri

    Ditën e djeshme, Stenaldo Mëhilli, u largua përfundimisht nga gara dhe shtëpia e Big Brother Vip Albania, pasi u përball “kokë më kokë” në nominim me Mateon.

    Pas daljes nga shtëpia e BBVA, Stenaldo ka postuar një foto në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka dalë krah Luiz Ejllit, ish-fitues i Big Brother. Krahë fotos, ku kanë dalë të dy të buzëqeshur, Stenaldo ka shkruar: “Faleminderit për suportin! Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”

    Ndoshta me sa duket, një miqësi e re po lind mes dyshes, ish-konkurrente në Big Brother. Kujtojmë se Stenaldo fitoi zemrat e shumë ndjekësve të spektaklit gjatë kohës si konkurrent atje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit