8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një ekstremist mysliman, që sulmon Skënderbeun, Nënë Terezën e çdo gjë shqiptare, krahason Hamasin me UÇK-në

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për luftën Izrael-Hamas.

    Gjatë emisionit ka patur një debat mes Ylli Rakipit dhe Olsi Jazexhi, një ekstremist mysliman, i njohur që sulmon Skënderbeun, Nënë Terezën dhe çdo gjë shqiptare, dhe që pavarësisht kësaj, vazhdojnë e ftojnë në emisione.

    Këtë radhë, Jazexhiu, i akuzuar se paguhet nga shërbimet sekrete iraniane, tha se Hamas është njëlloj si UÇK, çka shkaktoi reagimin e moderatorit.

    Debati në studio: 

    Olsi Jazexhiu: Unë mendoj se Hamasi, si Fatahu në Palestinë, UÇK-ja në Kosovë, janë organizata që luftojnë për çlirimin e vendit

    Ylli Rakipi: A më gjen raste kur UÇK-ja ka vrarë fëmijë të panumërt?

    Andi Bushati: Ti e ke thirrur atë për ta pyetur apo për të debatuar?

    Ylli Rakipi: Për të debatuar, sepse unë e di qëndrimin e tij dhe nuk jam dakord. Ai ka një qëndrim ekstremist.

    Andi Bushati: Pse?

    Ylli Rakipi: Ja ta them unë.

    Andi Bushati: E ke shpallur ti?

    Ylli Rakipi: Jo, e kanë shpallur institucionet që janë këtu dhe unë do ta pyes për të gjitha. Më kanë thënë edhe mua që të mos e thërras në emision, por unë do ta thërras. Edhe Bin Ladeni po të jetë gjallë unë e thërras dhe e pyes. Ky mund të jetë superekstremist, por unë e thërras, sepse jam gazetar, është puna ime dhe në këtë plan unë e thërras që të më bindë mua për ato që thotë. Sepse ai thotë UÇK-ja…

    Artur Zheji: Veshur me të bardha si përpara një martirizimi duket…

    Ylli Rakipi: Si martir, thotë Zheji. Atëherë a mund të më shpjegosh, UÇK-ja ku i ka vrarë fëmijët?

    Olsi Jazexhiu: Nuk e di nëse UÇK-ja ka vrarë fëmijë. Di që qeveria amerikane dhe izraelite nga viti 1991 kanë vrarë rreth 4.5 milionë njerëz në botën arabe. Në këto momente qeveria e Izraelit ka vrarë 1000 fëmijë palestinezë. Sipas logjikës tuaj ne duhet ta quajmë Izraelin një shtet terrorist.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit