Në PD-në e Sali Berishës, janë aq të dëshpëruar, sa interpretojnë dhe mimikat në fotot e Edi Ramës.
Së fundmi është Edi Paloka, që shfaqet entuziast në rrjetet sociale, duke postuar disa foto, në të cilat ai thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk i buzëqesh për asnjë çast Ramës.
“Nuk e di se si, po këto fotot e postuara në faqen e ambasadës së fundmi, më kujtuan një fragment të Kadaresë ku përshkruan ftohjen e marrëdhënieve me Kinën në atë kohë.
Tregon se si ndryshuan njoftimet zyrtare mbas takimeve të delegacioneve dypalëshe që kaluan nga: “Takimi ishte i ngrohtë dhe miqësor” në “Delegacionet i buzëqeshën njëri-tjetrit”
Në fakt te fotot e fundit të ambasadës janë kujdesur që të mos ketë asnjë buzëqeshje amerikane…” shkruan Paloka.
Ja ta zëmë se vërtet Edi Rama me Yuri Kim janë ftohur në marrëdhënien e tyre, ashtu siç PD dhe gazetarët pranë saj pretendojnë prej muajsh!
Por çfarë fiton PD nga kjo, që fluturojnë nga gëzimi?
Mos do të thotë se do vijnë në pushtet, meqë Yuri Kim nuk i buzëqesh me Edi Ramës si më parë?!