13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një guidë e thjeshtë për t’i marrë maksimumin çdo pasditeje/mbrëmjeje, pas pune!

    Si duket rutina juaj pas punës? Nëse jeni dikush që mendoni se ditët kalojnë shumë shpejt dhe nuk keni kohë të mjaftueshme për të bërë gjëra për veten tuaj, mund të jetë thjesht një çështje logjistike.

    Hyrja në një rutinë ju ndihmon t’i jepni përparësi vetes dhe ju bën të kuptoni se ndjenja se nuk keni kohë të mjaftueshme mund të jetë thjesht një problem i organizimit të ditës/kohës suaj.

    Filloni, pak nga pak, të krijoni një rutinë tuajën dhe përdorni udhëzuesin e mëposhtëm, për t’ju ardhur në ndihmë:

    1. Lëreni punën në punë: Puna është pjesë e rëndësishme e jetës, por nëse ajo është gjithë jeta juaj, diçka nuk shkon.

    2. Bëni diçka jashtë shtëpisë: Mund të jetë një gjë e thjeshtë si xhiro me biçikletë, një pije me një mikeshë në kafen më të afërt apo blerja e ushqimeve për të nesërmen.

    3. Vini trupin në lëvizje: Përpiquni të mos jeni sedentarë në asnjë ditë. Kjo nuk do të thotë se duhet që me patjetër të digjni qindra e mijëra kalori çdo ditë. Një ecje e shpejtë, një shëtitje apo një klasë zumba online mund ta bëjnë shumë mirë punën.

    4. Bëni diçka për veten: Gatuani për veten, bëjini një maskë fytyre vetes – gjëra të vogla që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

    5. Të paktën 1-2 orë para gjumit shkëputuni nga rrjetet sociale dhe telefoni. Lexoni një libër, meditoni dhe jeni gati për të bërë gjumin më të qetë të jetës suaj 🙂

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit