10.5 C
Tirana
E martë, 14 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një i “çmendur” që del në TV e sulmon shqiptarët, Skënderbeun e heronjtë tanë

    Olsi Jazexhi, i vetëshpallur si historian dhe teolog mysliman, ka dalë sërish në emisionin e Mustafa Nanos, për të sulmuar shqiptarët dhe heronjtë tanë.

    Ai deklaroi se Skënderbeu u shqiptarizua nga kancelaritë perëndimore dhe se Rilindja në Shqipëri ishte nënprodukt i spiunazhit të kancelarive perëndimore, që rekrutonte figura të caktuara si agjentë.

    “Unë jam marrë me shpiken e mitit të Skënderbeut. Kam analizuar se si Skënderbeu nga një shenjtor i fiseve malazeze… Nathalie Clayer e përmend, edhe burime të tjera. Clayer është ndryshe nga historianët tanë që historinë e shkruajnë me mik.

    Një nga arsyet pse nuk bëj dot hajër në universitetet shqiptare është sepse mendimet e mia nuk përkojnë me prirjen nacional komuniste shqiptare. Halli i kancelarive perëndimore ishte si ti bënin këta myslimanë arnautë dhe t’i bëjnë të besojnë që kanë lidhje me Evropën e krishterë. Rilindja ishte nënprodukt i spiunazhit të kancelarive perëndimore. Fillon projekti shqiptar që nisi në Ministrinë e Jashtme Austro-Hungareze. Ne ishim shpata e Islamit që përlesheshim me Krishtërimin. Fillon një ofensivë spiunazhi që rekruton ata që ne i njohim si rilindas, që janë të paguar nga kancelaritë perëndimore dhe ishin agjentë””, tha ai.

    “Skënderbeu në Perëndim fillimisht është njohur si hero grek. Termi shqiptar ka qenë i panjohur në Shqipëri. Që kur u krijua qenia njerëzore, s’ka pasur ndonjëherë Shqipëri. U shpik legalisht nga fuqitë e Evropës në 1913. Edhe Barleti i famshëm kur shkruan për Skënderbeun e quan Princi Epirot. Hahni thotë që toskët dhe gegët janë popuj të ndryshëm.  Si u fut ky Skënderbeu te shqiptarët. Banorët e Shqipërisë së mesme e urrenin Skënderbeun, që ishin Muhamedanë. Jo vetëm që ishte e islamizuar, por shumë popullata këtu s’ishin etnikisht shqiptare. Nëse do lexojmë shumë nga rilindasit, ata thonë që nëpër shkollat e kohës muhamedanët mësoheshin që ishin turq apo arab, ndërsa të krishterët, apo ortodoksët, mësonin që janë helen dhe pasardhës të Aleksandrit të Madh.  Ky popull kishte nevojë për një mit dhe një mit anti-mysliman.

    Miti u shpërhap që do ta përqafonin si toskët, vllehët, dhe do kemi shpërthim të imagjinatës nacionaliste. Kampion të shqiptarizmit do bëheshin persona që flisnin bullgarisht apo vllahisht. Këta marrin misionin e shqiptarizmës. Nacionalizmi sikurse shqiptari ishte ideologji mesianike që bëri shumë njerëzit të shpresojnë. Marrëzia më e madhe është nacionalizmi. Krimet që janë bërë në emër të kombeve nuk i kanë bërë fetë. Enveri ishte nacional-komunist. Mua s’më intereson fare Skënderbeu i shekullit të 15-të. Sipas Schmitt-it apo vet Barletit, e quan Princ Epiriot, jo Princ Albanas. Skënderbeu u shqipëtarizua nga kancelaritë perëndimore. Edhe termi që u përdor ishte Skënder be, term turk””, vijoi Jazexhi, i cili në fakt, thuhet se është spiun i shërbimeve secrete iraniane.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit