12.6 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një imam që sulmon të vdekurit

    Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasi gazetari Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i 4 dhe vdiq.

    Për vdekjen e 60-vjeçarit ka reaguar hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se i ndjeri Myftaraj ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve.

    Më pas ai ka thënë mos të lutet njeri tek postimi i bërë prej tij, pasi do u bëjë “block” atyre që e bëjnë një gjë të tillë.

    Gjithashtu ai ka paralajmëruar se fatin e Myftarajt mund taktë edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin.

    “I mbeti ëndrra pa realizuar… Lajm i darkës së Arafatit quhet ky… 

    Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij. 

    Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?! 

    Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre… Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori… 

    Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi! 

    Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK! 

    Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit