20.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një investigim tronditës, raftet e supermarketit në Tiranë, të mbushura me ushqime të skaduara

    Konsumatorëve po ju serviren ushqime të skaduara duke u shitur produktet të cilat duhet të ishin në koshat e mbeturinave dhe jo në rafte. Por me sa duket siguria nuk është më në fokusin e institucioneve që kryejnë kontrolle (AKU).

    Në datën 12.05.2022 në redaksinë e Priza.al kanë ardhur denoncime se në supermarketet e kryeqytetit konsumatorëve ju shiten produkte të skaduara.

    Gazetarët kanë shkuar aty ku qytetarët denoncuan dhe ka rezultuar se “Big Market” ka në vitrina produkte të skaduara nga 1 ditë deri në 7 muaj.

    Video:

    Kjo faktohet nga kuponi i blerjes së produkteve ku është e shënuar data e blerjes dhe shënimi në produkt fakton se ka tejkaluar kohën për ta konsumuar.

    Kofsha pule me datë skadencë 12.05.2022

    Sallam i skaduar që në datën 07.04.2022

    Kikirika të skaduara që në datën në muajin tetor të viti 2021

    Këto produkte janë gjetur nga gazetarët e Priza.al  në një kohë shumë të shkurtër dhe vëzhgimi të përciptë pasi punonjësit e Big Market ishin mjaft vigjilent ndaj çdo telefoni apo kontrolli që klientët i bënin produkteve për të parë datat e skadencës.

    Big Market operon në mënyre të tillë që markën e vet e vë në dispozicion të individëve të ndryshëm që kërkojnë të kryejnë aktivitet. Por në rastin konkret skandalin e bën me të rëndë fakti se njëra nga pikat që është investiguar nga stafi yne, aksioner kryesor është vetë Vullnet Sinaj deputet i Partisë Socialiste

     

    Priza.al i ka dërguar një email zyrtar Kompanisë Big Market më datë 13.05.2022 në lidhje me këtë kërcënim serioz të sigurisë ushqimore por deri në publikimin e këtij artikulli asnjë përgjigje nuk është dhënë nga kjo kompani. E cila humbjet e saja në produktet e skaduara ia faturon  konsumatorëve duke i rrezikuar shëndetin.

    Një tjetër problem i evidentuar nga gazetarët është edhe manipulimi me çmimet e shportës. Kështu në faqen Web të Big market ka të publikuara çmime që nuk përputhen me çmimet që realisht shiten produktet në supermarkete.

    Djath bebe Happy Cow në web kushton 110 lekë ndërsa fizikisht në Big Market e gjen me 220 lekë

    Orizi gold në web kushton 155 lekë ndërsa fizikisht e gjen në dyqanet e big market me 180 lekë

    Vaj floriol në web kushton 220 lekë ndërsa në raftin e ofertave, fizikisht e gjen me 380 lekë

    Në email, Priza.al i kërkoi informacion edhe në lidhje me këtë ndryshim drastik të çmimeve që në dukje është spekulante por as për këtë pyetje nuk morëm përgjigje. E vetmja masë që mori kompania Big market është duke e nxjerr faqen e saj të internetit jashtë funksioni.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit