Olsi Jazexhi, një islamik dhe antishqiptar i deklaruar, gjatë një lidhje direkte në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për luftën në Iran dhe vrajsen e Ayatollah Ali Khamenei.
Jazexhi e cilësoi Khamenein si “Papa i muslimanëve shiitë” dhe tha se Irani po kundërpërgjigjet fuqishëm, por analisti Baton Haxhiu e kundërshtoi duke thënë se këto janë deklarata propagandistike dhe jo fakte.
Olsi Jazexhi: Khamenei ishte Papa i myslimanëve shiitë, ishte imami i 15% të muslimanizmit botëror. Atë që bëri Netanyahu në 28 shkurt, kur Khamenei ishte në zyrën e tij dhe ishte në takim me një numër zyrtarësh, është e njëjta gjë sikur Netanyahu që është arkitekti i të gjithë luftrave të amerikanëve në tre dekadave të fundit, t’i çohej Netanyahut dhe të thoshte do vras Papën. Irani është shteti teokratik, ka problemet e tij, por Khamenei nuk ishte vetëm sikur e tregon propaganda Izraelite, kreu i një regjimi terrorist, por udhëheqësi suprem, sipas koncepete të shiizmit të reformuar, vrazja e nje burri plak 86 vjeçar, që gjysmën e trupit e kishte të paralizuar nga një bombë që mujaheedinët e manzës i kanë vënë para 30 e kusur viteve, tregon dëshpërimin e Izraelit.
Amerikanët nuk donin ta vrisnin Khamenein, por e vrau Benjamin Netanyahu, në orën 1:00 të natës me Mar a Lago. Kanë patur agjentët e tyre, e dinin që Khamenei ishte në zyrë, ai nuk ruhej, ndoshta ka dashur të vdiste. Kanë marrë Turmp në telefon, ai ka dhënë intervistë në errësirë dhe është detyruar ti bashkëngjitet Izraelit në këtë luftë.
Për përsonat që ndjekin mediat amerikane, nacionalistët amerikanë kanë bërë namin duke i bërë presion Trump, duke thënë mos hap luftë tjetër për Izraelin. Por, Netanyahu bëri atë që bëri kur nisi luftën 12 ditore kundër Iranit, ku pa lejen e Trump bombardoi Iranin.
Kur e pa që nuk e përballonte dot luftën kërkoi ndihmën e Trump. Por ndryshe nga ajo luftë, që u mbyll me marrëveshje mes Iranianëve dhe SHBA, në këtë moment, duke vrarë Papën, e theksoj, duke e vrarë atë është bërë reaksion zinxhir, për personat që po përcjellin lajmet nga bota islamike, nga Kuala Lumpur deri në Karachi, myslimanët janë tërbuar, po sulmohen ambasadat amerikane.
Shiitët e kanë pjesë të doktrinës së tyre që duhet të hakmerren për Papën e tyre. Iran ka nisur luftë pa limit me Izraelin. Deri tani po duket se në luftën konvencionale Irani ka sukses, ka djegur bazën e flotës së 5 amerikane në Bahrain. Dubai po bombardohet.
Baton Haxhiu: Ti po bën propagandë. Jemi bashkë në studio, bëj analizën dhe jo propagandë. Thua fjali, “të hatashme”, ka goditje të hatashme, po bëjnë luftë, a ku di unë, “ky është Ayatollahu, Papa i shiitëve”, lëri këto epitete. Nuk dua të keqpërdorem të jem në studio.
Olsi Jazexhi: Irani ka djegur të gjitha portet e monarkive arabe në këto momente. Ka bombarduar aeroportet që nga Kuwait, Doha, Duba, Abhu Dhabi.
Baton Haxhiu: Thuaj i ka bombarduar, por fjala shkatërrim është fjalë e madhe.
Ermir Gjinishi: Fjala shkatërrim nuk qëndron.
Olsi Jazexhi: Kemi kaos të paparë në Gjirin Persik. Irani ka goditur rafineritë, dhe në orët e fundit gjeneralët kanë deklaruar se do të bombardohen tubacionet e naftës. Ky është reagim i fuqishëm, saqë amerikanët nuk kanë patur goditje të tillë, Irani ka mbyllur ngushticën e Hormuzit dhe do ta shihni çfarë do të bëjë Kastrati, sa do të ngrejë çmimin e naftës në ditët në vijim. Regjimet arabe po hyjnë në krizë të atillë, sa Emiratasit kishin kërkuar dy orë pauz, për të hapur aeroportin e Dubait.
Jazexhi deklaroi se Irani po kundërpërgjigjet me forcë, por Haxhiu e kundërshtoi duke e konsideruar këtë më shumë si dëshirë të tij sesa realitet.
Baton Haxhiu: Sikur të ishe njeri i pushtetit të Iranit, ky është rrëfim vdekjeprurës, të ndërtosh rrëfim sikur madhështia e bombardimeve është gjithandej, mos të shohësh çfarë po ndodh brenda, të kërkosh një iluzion, rrëfim që është tragjik.
Olsi Jazexhi: Nuk e mohoj se Irani po goditet.
Baton Haxhiu: Dëgjova dy monologë, të paktën ta bëjmë bashkëbisedim, ishte mes rrëfimit dhe propagandës. Hadje të kthehemi pak te koncepti real dhe gjuha reale. E para, po flet për një ndryshim të njerëzve, nuk po sheh tragjedinë qe po vjen pë Iranin. Mund ta quajmë tragjedi që vjen nga zionismi, gjeopolitike, madhështia e Amerikës, si të doni, por më thuaj, këta njerëz që përmende, djali, apo tjetri, pasionant i Ayatollahut, më thuaj sa do të qëndrojnë në këtë pushtet, kur brenda Iranit ka një urrejtje të asaj që ka ndodhur që nga ardhja e Ayatollahut? Kam qenë në Iran, e kam përjetuar.
Olsi Jazexhi: E di që keni qenë me Fevziun.
Baton Haxhiu: E kam përjetuar, kam parë dallimet serioze të atyre që jetojnë brenda Teheranit dhe ata që e urrejnë regjimin. Ajo që dua të them, ky rrëfim i yti ësht një lloj ndjesie dhe dashurie që ke për Iranin dhe shiitët, këtë ta respektoj… Kam respekt pa kufi për Iranin dhe popullin iranian. Po flasim për poetët, filozofët, njerëz që i kam parë dhe kujdesin që i kanë bërë iranianët kujtesës së tyre të dijes, respekt. Por, regjimi e ka tepruar. Nuk mundet që në emër të korrupsionit të Shahut, të ndërtohet një regjim korruptiv moral, që e ka shkatërruar dhe dekompozuar ndjenjën, krijimin dhe gjithçka. Megjithë dëshirën tënde, dhe pasionin për ta dashur, po them se gjeopolitika po e shkatërron një qytetërim dhe po më vret shumë.
Olsi Jazexhi: Jam dakord, ju e keni vizituar Iranin dhe keni parë ndasitë, por të kuptojmë se Irani është demokraci. Irani ka ndryshuar nga ai që ke parë ti. Nga viti 2022 përshembull, shoqëria iraniane kishte impozim të shamisë, por nga viti 2022 qeveria e ka hequr këtë ligj. Në Iran konsumohet alkool, drogë, prostitucion dhe ka vese morale më shumë se në Tiranë dhe Prishtinë. Është vend me shumë probleme, edhe sanksionet, por të mos nënvlerësojmë nacionalizimin iranian.
Ata kodifikuan islamin. Është qytetërim 6 mijë vjecar. Iranianët kanë probleme me njëri tjetrin, por kur ka agresion të jashtëm, ata mblidhen rreth flamurit dhe kombit. Shumë iranianë, kur rarfshohen qytete, mblidhen rreth qeverisë dhe mobilizohen rreth pushtetit të tyre. Edhe pse shumë iranian e urrejnë islamin, kur shohin që gjeneralët dhe imami i tyre, por shqiptarët nuk e kuptojnë sepse janë popull pa din dhe iman, nuk e dinë ndjesinë që ka vrasja e një njeriu të shenjtë. Nuk e kuptojnë si qajnë njerëzit, siç qajnë brezi i zotit Nazarko, kur vdiq Enver Hoxha. Ata kanë pikëllim dhe dhimbje. Mbaj mend si qanin njerëzit kur vdiq Hoxha, ashtu qajnë në Iran.
Mentor Nazarko: Nuk është demokraci ajo.



