Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit, ishte tema e cila u trajtuar dje në Top Story nga Grida Duma. Drejtuesja e emisionit mbajti një fjalim, ku e cilësoi ngjarjen si një masakër të plotë institucionale.
Duma u shpreh se vrasja, ndryshoi çdo gjë si në jetën e autorit por edhe jetën e të tjerëve si një zinxhir i madh ndëshkimesh dhe humbjesh në të gjitha dimensionet, një rrezik i ri ku njerëzit nga padrejtësia justifikojnë vetëgjyqësinë.
“Përpos këtyre zhvillimeve fatkeqe dhe kësaj masakre të plotë institucionale sa i përket pa përgatitjes, pa parashikueshmërisë, ngjarjes së rëndë të humbjes së jetës së një gjyqtari, ka gëluar në lëmin e shoqërisë sidomos në rrjetet sociale në mënyrë virtuale, një fashë e madhe njerëzish që të lodhur nga mos marrja drejtësi e gjejnë veten të justifikojnë këtë vetëgjyqësi.
Shkojnë deri aty sa unë e kam thënë edhe në Top Story-n e shkuar, të shkojnë në mallkime dhe të vijojnë të kërkojnë mbështetjen e autorit të vrasjes, duke justifikuar totalisht këtë ngjarje dhe duke na treguar në çfarë humnere jemi, sa i përket të gjitha institucioneve dhe kredibilitetit të tyre, sa i përket në fund të ditës nderimit të jetës në vetvete.
Ndërsa kjo ka ndodhur, jetë njerëzish përveç asaj të gjyqtarit, jeta e të tjerëve gjithashtu është një zinxhir i madh ndëshkimesh dhe humbjesh në të gjitha dimensionet. Jeta nuk vijon më njësojë as për autoriun, as për familjen e tij dhe as për një frymë hakmarrje që duket se ka gjetur një bazament që po shfryn kudo dhe po na shfaqet një rrezik i ri”, u shpreh Grida Duma në monologun e saj.