18.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një kryeplak që akuzohet për përdhunimin e një vajze me probleme mendore

    Kryeplaku i fshatit Rehovë të Korçës është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

    Në pranga është vënë 29-vjeçari Elvis Rrapo.

    Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike.

    Ngjarja ka ndodhur në datën 8 prill.

    Deklarata e mamasë së viktimës

    Valbona Grozdani, mamaja e vajzës që dyshohet se u përdhunua nga kryeplaku i fshatit Rehovë, Elvis Rrapo, ka zbuluar për mediat dinamikën e ngjarjes.

    Grozdani thotë se ishte bashkëshorti i saj që gjeti të zhveshur dhe të dehur djalin në korridorin e banesës.

    Sipas saj vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe deklaron se marrëdhënia u krye pa dëshirën e saj.

    Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. S’kemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit”, tha Grozdani.

    Deklarata e mamasë së Elvis Rrapos

    Nëna e Elvis Rrapos, Ervehe ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj djalit të saj për përdhunim. Ajo thotë për mediat se djali i saj nuk e ka bërë këtë gjë, duke shtuar se Ervisi kishte pirë alkool e më pas kishte shkuar në shtëpi. Ndër të tjera, ajo shton se vajza e cila akuzon djalin e saj nuk është mirë nga mendja.

    “Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i vajzës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit