24.5 C
Tirana
E enjte, 7 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Një listë me 10 gjëra që duhet t’i ndaloni (ose filloni) së bëri nga sot e tutje!

    Këtu janë dhjetë premtime që i kam bërë vetes për të përmirësuar jetën time. Unë kam nevojë për këto mësime dhe them se nuk jam e vetmja 😉

    1. Do të ndaloj blerjen e produkteve, objekteve në internet apo në tregje, në një kërkim të maskuar hollësisht për rininë time të humbur. Do të blej gjërat që dua dhe/ose më duhen, jo ato që mendoj se do t’u pëlqejnë të tjerëve.

    2. Do të ndaloj së fshehuri gjërat për t’i mbajtur ato të sigurta. Shpesh i ruaj gjërat që blej aq shumë, sa harroj t’i përdor si dhe sa duhet.

    3. Do të filloj të mos ankohem edhe për gjërat më të vogla dhe për çdo ankesë, do sigurohem të përmend diçka që po bëj mirë në jetë, diçka që po shkon mirë.

    4. Nuk do të them kurrë “të lutem” para se të them “faleminderit”. Ndoshta të falenderoj edhe për vogëlsirat më të mëdha, është pakëz e tepërt.

    5. Do të filloj të shaj pak më pak.

    6. Do filloj të dërgoj më shumë urime të vërteta, jo nga ato që çojmë kur na kujton Facebook.

    7. Do të shkruaj më shumë, në letër të vërtetë jo vetëm nga tastiera e kompjuterit.

    8. Do të përpiqem të bëj më shumë bamirësi, qoftë dhe me pak para apo punë vullnetare.

    9. Sa herë të acarohem, do numëroj disa gjëra me të cilat jam bekuar në jetë. Do numëroj deri në 10 para se të bëhem gati për të thënë diçka të ashpër dhe do u drejtohem miqve kur të kem nevojë për të qeshur.

    10. Unë do të nxis te vetja dhe te të tjerët një uri të egër për të mësuar dhe një nevojë të pashuar për të qenë bujar; Do të festoj sa herë që të jetë e mundur, për veten, jetën, kohën gjatë së cilës jam këtu, e pranishme!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit