7.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Një listë me 10 gjëra që një grua e suksesshme nuk i ka në radar

    Kemi lexuar shumë për rutinën e një gruaje të suksesshme, por tani ka ardhur çasti të dimë se cilat janë ato gjëra që kjo grua-model i shmang.

    Negativiteti
    Një grua e suksesshme e di shumë mirë që nuk ka kuptim të ndalojë ritmin e saj dhe të ankohet për situatat që nuk mundet të ndryshojë. Në vend të kësaj, përqendrohet te ndryshimi pozitiv.

    Thashethemet
    Nëse po i tregon se çfarë bëri kolegu yt një gruaje të suksesshme, mos u çudit kur ajo thjesht të çohet, të ikë, ose të të injorojë totalisht. Asaj nuk i intereson fare, por fare se çfarë bëjnë të tjerët.

    Një lidhje që s’funksionon
    Një grua e suksesshme e di shumë mirë kur t’i mbyllë dyert. Ajo nuk do që në një marrëdhënie të japë vetëm ajo, gjithashtu nuk do as të marrë dashuri dhe respekt me zor.

    Njerëzit që nuk respektojnë kufijtë
    Nëse dikush e tepron me sjelljet apo shakatë e tij/ saj, një grua e suksesshme menjëherë do të dijë të kundërpërgjigjet.

    Vëmendja nga rrjetet sociale
    Na lër të të themi një sekret: një grua e suksesshme nuk e kënaq egon me numër like-sh apo komentesh. Ajo e di vlerën e saj dhe nuk e kërkon vëmendjen në një botë të gënjeshtërt.

    Sjellja fëmijërore
    Na beso, një tendencë e tillë i largon menjëherë nga jeta jote gratë e suksesshme.

    Roli i viktimës
    “Viktima” është një fjalë që nuk ekziston në fjalorin e një gruaje që e di çfarë do!

    Të kënaqë të tjerët
    Një grua që e di vlerën e saj bën gjithçka për veten dhe kënaqësinë personale.

    Të bëjë kompromis me dinjitetin
    Dinjiteti është i çmuar dhe nëse një grua ndodhet në një situatë ku i kërkohet të bëjë kompromis me të, thjesht ajo do të heqë dorë dhe do të largohet.

    Mosvendosja e kufijve
    E kemi thënë: kufijtë janë shumë të rëndësishëm. Një grua do të vendosë kufij të shëndetshëm në të gjitha marrëdhëniet e saj, qofshin romantike, familjare, apo miqësore. Nëse dikush do të përpiqet t’i tejkalojë ato, nuk do të bëjë më pjesë në jetën e gruas që e njeh veten kaq mirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit