13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një listë me 15 arsye pse duhet ta mbash lidhjen tënde larg “syve kureshtarë” në rrjetet sociale

    Rrjetet sociale kanë një ndikim shumë të madh në jetën tonë të përditshme dhe ndonjëherë, me ose pa qëllim ndajmë me të gjithë nga privatësia dhe raportet tona me njerëzit e zemrës. Duke nisur nga fotot me partnerin/en, diskutimin mbi sfidat me natyrë romantike, si dhe detajet intime, është ndoshta shumë e vështirë t’i rezistosh tundimit për të gjetur aprovim në rrjetet sociale.

    Gjithsesi, ne të sjellim plot 15 arsye pse duhet ta mbash lidhjen tënde më private:

    1. Lidhja jote është unike dhe tërësisht e jotja

    Çdo lidhje është unike: Çfarë është normale dhe e tolerueshme nga ti, ndoshta nuk është nga dikush tjetër, ndaj disa gjëra më mirë t’i mbash private. Kështu, do ta shijosh vetëm ti, jo hallat dhe tezet në Instagram/ Facebook.

    2. Krijon një lidhje më të shëndetshme

    Duke “jetuar” në realitet arrin të krijosh një lidhje solide dhe të shëndetshme me gjysmën tënde më të mirë, pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve.

    3. Të lejon të krijosh një raport më të ngushtë me partnerin/en

    Sepse të gjithë energjinë e përqendron te marrëdhenia jote me partnerin dhe jo në krijimin e kontentit për rrjetet sociale.

    4. Largohet dëshira për t’u krahasuar

    Ti sheh që një çift ka shkuar në Maldive dhe në fakt, ndien pak xhelozi. Është normale, ama nuk e di se çfarë fshihet pas fotos perfekte. Kur ti e shijon lidhjen tënde në privatësi, nuk ndien më nevojën të krahasohesh me të tjerët, pasi je e përmbushur në realitet.

    5. Privatësia është e drejtë themelore

    Në lidhjet romantike, privatësia është një e drejtë fondamentale. Ti dhe partneri/ja yt/jote keni të drejtën e plotë të keni sekrete intime dhe situata për të cilat nuk doni t’i ndani me gjithë botën. Duke e mbajtur private marrëdhënien tënde, ti respekton partnerin/en dhe rrit besimin tek ai/ajo.

    6. E bën lidhjen më speciale

    Pra, nëse ai/ajo bën një gjest romantik, përjetoje! Nuk është më speciale kur e merr vesh gjithë bota.

    7. Do të përjetosh më shumë momente të bukura

    Do të shijosh perëndimin, aromën e kripës në det dhe gjithçka tjetër, pa qenë nevoja të prishësh momentin për një foto.

    8. Ish-i nuk do mund të të monitorojë

    E dimë si funksionin: Ti je i/e lumtur dhe ish-i rishfaqet. Kur ti je person privat, nuk i jep mundësinë të shkuarës të rikthehet.

    9. Duhet ta kuptosh që rrjetet sociale janë një mashtrim i madh

    Gjysma e situatave janë të stisura për hir të pëlqimeve apo komenteve. Nëse po lexon historinë më të bukur në botë, dije se ka gjasa që shumë elemente të jenë produkt i imagjinatës.

    10. Është më bukur të jetosh në moment

    Në vend që ta vrasësh mendjen se ç’mendojnë të tjerët për lidhjen tënde, shijo çdo moment me partneri/en. Mendimet e të tjerëve nuk do të ndikojnë aspak në jetën tënde.

    11. Kur ti poston, ngjall reagime

    Na beso, nuk do të mund t’i kënaqësh kurrë të gjithë. Nëse ti mendon se po ndan një video cute me personin e zemrës, do të jetë gjithmonë dikush që e dërgon te një grup dhe gjen diçka për të të kritikuar. Vërtet, të duhet ky negativitet në jetë?

    12. Nuk ka më drama

    Hmm, ti i bën tag, dikush me guxim i shkruan atij/asaj në DM dhe nis një sherr? Ti e ke në dorë që ta shmangësh.

    13. Më mirë për shëndetin tënd mendor

    Nuk e kanë kot Selena Gomez apo Tom Holland që heqin dorë nga ndërveprimi në Instagram. Rrjetet sociale të ekspozojnë ndaj gjykimeve, krahasimeve dhe ndjesive negative, ndaj mund ta ruash shëndetin tënd mendor duke e ndarë veten nga toksiciteti i rrjeteve sociale.

    14. I zgjidh problemet me gjakftohtësi

    Më mirë se ti, nuk e njeh askush partnerin/en, ndaj nuk ke pse kërkon mendje nga bota virtuale, kur thjesht mund të komunikosh dhe të shohësh realitetin tënd.

    15. Edhe ndarja është më e thjeshtë

    Ndarja është e ndërlikuar, patjetër dhe vështirësohet më shumë kur marrëdhënia jote është publike. Nuk ka rëndësi çfarë bën ti, të tjerët do të të rikujtojnë ish-in, do të të pyesin pse u ndave dhe shumë situata të tilla. Plus, kujt i duhen mendimet e botës kur po kalon fazat e dhimbjes?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit