18.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një listë me 30 pyetje që mund t’ia bësh një çuni dhe të mbash gjallë çdo bisedë

    Për shumë njerëz, të bësh dhe mbash gjallë një bisedë është shumë e vështirë, por ka një sekret për këtë dhe sekreti ka intonacion pyetës.

    Pra, kur e sheh veten pak në vështirësi, bëj këto pyetje:

    Me cilën skuadër ishe në Botëror? Po në Champions League?
     
    Cili është më i miri: Messi apo Ronaldo? Pse?
     
    Cila është shenja jote e horoskopit?
     
    Hmm, po ashendenti?
     
    Cili veprim të fuste gjithmonë në telashe?
     
    Si ishe në gjimnaz? Ke ndonjë foto?
     
    Cila është ajo gjë që ua mban sekret atyre të shtëpisë’?
     
    Cilat janë 3 ushqimet që nuk u reziston dot?
     
    Mendon se je shofer i mirë?
     
    Cila është pija jote e preferuar?
     
    Nëse direkt, në këtë moment do i hipje avionit, ku do të shkoje?
     
    Ke bërë ndonjë gjë të jashtëligjshme, hmm?
     
    I mban mend ëndrrat që sheh?
     
    Si e kupton kur ke qejf dikë? Si sillesh domethënë?
     
    Beson në dashurinë me shikim të parë, apo mendon se duhet që ta njohësh tjetrin dhe pastaj ta duash?
     
    Ke dashuruar ndonjëherë, kokë e këmbë?
     
    Mendon se puth mirë?
     
    Cilët janë V.I.P-at që adhuron, shqiptarë dhe të huaj?
     
    Cila është sfida më e madhe që ke kaluar në jetë?
     
    A je i afërt me prindërit?
     
    Cili është familjari që je më i afërt dhe pse?
     
    Cila është pendesa më e madhe në lidhje me dashurinë?
     
    Pse përfundoi lidhja jote e fundit?
     
    Çfarë do i thoje një personi që nuk është më në jetën tënde?
     
    Cila është cilësia e preferuar te miku yt i ngushtë?
     
    Cili është vesi që do ta heqësh, por s’e heq dot?
     
    A përdor SPF?
     
    Cili është parfumi yt i preferuar?

    A do më tregosh listën tënde në Spotify? 

    Nëse do të jetonim në një botë vampirësh, sa vjeç do të doje të ishe, përgjithmonë?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit