Meqë këshilla nga gratë keni dëgjuar mjaftueshëm, është radha e burrave. Këta të fundit, u kërkojnë burrave të tjerë të heqin dorë nga disa gjëra shumë specifike që i bëjnë thjesht të duken shëmtuar.
1.
“Mos vazhdoni më të dërgoni foton e penisit. Nuk bën sens!”
2.
“Këtë krenarinë që kanë disa vetëm sepse qëndrojnë shumë gjatë në punë. Në vend të kësaj, siguroni një lloj balance mes jetës personale dhe asaj profesionale. Për këtë duhet të jeni vërtet krenarë.”
3.
“Burrat që nuk lajnë duart pasi përdorin banjot publike. Çfarë ju thotë mendja?”
4.
“Ju lutem lëreni arrogancën mënjanë kur jeni në praninë e një gruaje tjetër. Qoftë ajo me ju ose jo.”
5.
“Mos vazhdoni të paragjykoni shokët që nuk pëlqejnë aktivitetet “shumë normale për burrat” si për shembull sportet, peshkimin, pokerin, etj.”
6.
“Bisedat rreth grave në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Ajo mund të jetë më e mira në botë, por askujt s’i intereson të dëgjojë me zë të lartë imagjinatën tënde të pistë.”
7.
“Boll ngacmuat partneret e të tjerëve. Disa e marin si sfidë, por është thjesht shumë e shëmtuar.”
8.
“Mos mendoni se vajzat aty për ju! E vërteta është që ajo nuk shfaqet në një vend apo në një tjetër për ty. Dhe as nuk është e lirë për ty. Madje nuk ka as interes të jetë! Mos ushtroni presione dhe mos i intimidoni kur s’është e nevojshme. Nuk dukeni më shumë burra duke e bërë këtë.”
9.
“Djemtë duhet t’i heqin nga përdorimi fyerjet në momentin kur vajzat i refuzojnë. Dukeni thjesht patetikë! Kini pak respekt dhe tregojeni këtë.”
10.
“Silluni mirë me kamerierët dhe me këdo që ju shërben. Arsyeja e vetme që ju kanë akomoduar është sepse paguhen për ta bërë këtë dhe është detyra e tyre.”
11.
“Qeshni ndonjëherë se nuk dukeni më pak burra nëse e bëni. E kam provuar unë.”
12.
“Mos i mësoni djemve tuaj të mos i shfaqin emocionet. Rezultati s’do t’ju pëlqejë. Një shoqëri e mbushur me burra që kanë mungesë të theksuar empatie, të mbyllur, të ngarkuar, inferiorë dhe me shumë prirje për të rënë në depresion.”
13.
“Hiqeni frikën për t’ju hapur njëri-tjetrit.”
14.
“Mos u përpiqni shumë për t’u dukur alpha. Të tillë thjesht mund të jeni ose jo!”