13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një listë me gjëra që mund të bëni në shtëpi, në ditë me shi si kjo e sotmja!

    Këtë vit, duket se vjeshta dhe dimri erdhën pak më vonë, dhe nëse ka një ditë që na e konfirmoi ardhjen e tyre është pikërisht kjo e sotmja. Temperaturat janë ulur, bie shi dhe megjithatë, qyteti duket kaq bukur!

    Ju mund të merrni më të mirën e zymtësisë së qytetit, duke bërë disa nga aktivitetet e mëposhtme në shtëpinë tuaj:

    – Ftoni miqtë për një kakao të ngrohtë dhe një film të këndshëm.

    – Lexoni atë romanin që s’po e përfundoni prej kohësh ose përfundoni atë serialin që keni nisur kohë më parë.

    – Bëni një pastrim të thellë në shtëpi, për të shijuar më pas “veprën” tuaj të artit.

    – Vendosni një listë me këngë qetësuese dhe futeni veten në një gjendje meditimi, në të cilën s’mund t’ju prekë askush.

    – Punoni: Mund të jetë diçka e lënë përgjysmë në punë, një punë e dytë, apo një kurs që do t’ju rrisë profesionalisht.

    Provoni të gatuani receta të reja.

    – Porosisni nga një restorant i ri.

    – Ndizni qirinj aromatikë.

    – Organizoni dollapët, sirtaret e shtëpisë ose dhomës suaj.

    – Bëni stërvitje në shtëpi.

    – Telefononi gjyshërit dhe/ose prindërit tuaj.

    – Bëni një pastrim të çdo gjëje të tepërt në telefonin tuaj: Aplikacione, foto, mesazhe, etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit